Zgjerimi i Greqisë, reagon Meta: S’do lejoj të cenohet interesi kombëtar! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjerimi i Greqisë, reagon Meta: S’do lejoj të cenohet interesi kombëtar!

15:07 | 28/12/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Presidenti Ilir Meta reagon për herë të parë pas vendimit të Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon, duke theksuar prerë se “nuk do të lejoj për asnjë moment të cenohen interesat shtetërore dhe kombëtare”.

Kreu i Shtetit thekson se deri në këto momente nuk ka marrë asnjë njoftim apo kërkesë zyrtare, që të sugjerojë ndërprerjen, pezullimin apo përfundimin e procesit të negociatave dypalëshe, nga ekipi negociator apo nga qeveria shqiptare.

Reagimi i Metës:

Read more

I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

“Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec –

Duke mirëkuptuar ndjeshmërinë e lartë të opinionit publik shqiptar mbi aktin më të fundit të nxjerrë nga autoritetet më të larta të Republikës së Greqisë dhe pasojat e mundshme të tij ndaj vendit tonë, dëshiroj të evidentoj si vijon:

“Në ushtrim të detyrave dhe përgjegjësive të mia dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese Nr.15/2010, kam autorizuar Plotfuqinë për Negocim Nr.733, në emër të Republikës së Shqipërisë, të ekipit negociator me përbërjen e 13 anëtarëve për negocimin e “Projekt Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare”, me qëllim saktësimin e Vijës Delimituese të Kufirit Shtetëror Detar dhe delimitimin e Shelfit Kontinental dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike midis të dy vendeve”, datë 19.03.2018.

Gjatë gjithë kohës, kam ofruar të gjithë bashkëpunimin në këtë proces, duke siguruar respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Deri në këto momente, nuk kam asnjë njoftim apo kërkesë zyrtare, që të sugjerojë ndërprerjen, pezullimin apo përfundimin e procesit të negociatave dypalëshe, nga ekipi negociator apo nga qeveria shqiptare.

Për çdo zhvillim, që lidhet drejtpërdrejt apo ndikon në procesin e negociatave për delimitimin e hapësirës detare ndërmjet dy vendeve, kam kërkuar informacion shterues dhe analizë të plotë të qeverisë shqiptare, sipas përgjegjësive, që i takojnë sipas ligjit.

I rikujtoj edhe një herë përfaqësuesve të institucioneve në të gjithë nivelin hierarkik shtetëror, detyrimin dhe përgjegjësinë për përputhshmërinë e plotë të veprimtarisë së tyre kushtetuese dhe ligjore, në shërbim të interesave shtetërore dhe kombëtare.

I siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë se do të vijoj të ushtroj me përgjegjësinë maksimale shtetërore dhe kushtetuese detyrat e mia dhe se nuk do të lejoj për asnjë moment të cenohen interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Shqipërisë nga cilido individ, që keqpërdor autoritetin e deleguar nga populli shqiptar.

Sipas traditës së vendosur, pasi të vihet në dijeni të plotë të informacioneve të kërkuara zyrtarisht, do të bëj plotësisht transparent vlerësimet dhe qëndrimet e mia në lidhje me të gjitha zhvillimet ndaj kësaj çështjeje.

Etiketa: Presidenti Ilir Metaqeveria shqiptareZgjerimi i Greqisë

Të Lidhura

I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –

I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –

nga 27
11:38 | 02/06/2026
0

Një i burgosur shqiptar është arratisur nga burgu i Korydallos në Greqi, duke vënë në alarm autoritetet greke. Mungesa e...

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

nga 27
11:18 | 02/06/2026
0

Një aksident tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lushnjë i ka marrë jetën një 43-vjeçari. Viktima,...

11:03 | 02/06/2026
0

Një aksident tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lushnjë i ka marrë jetën një 43-vjeçari. Viktima,...

“Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec –

“Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec –

nga 27
10:54 | 02/06/2026
0

Sot në orën 18:00 do të mbahet protesta e tretë në Tiranë, lidhur me çështjen e Zvërnecit. Një ditë më parë, mijëra...

Para
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës merr disa masa kundër koronavirusit

8 të vdekur dhe 181 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –

I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –

11:38 | 02/06/2026
Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

11:18 | 02/06/2026
Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

11:03 | 02/06/2026
“Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec –

“Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec –

10:54 | 02/06/2026
Koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin –

Koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin –

10:32 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –
  • Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –
  • Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –
  • “Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec –
  • Koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin –
  • Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –
  • Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com