Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Zgjedhjet për bordet e administrimit në UT, pedagogu përgënjeshtron Shahinin: Nuk kam konflikt interesi

Nga Klodiana 0

Pedagogu Llesh Lleshaj reagoi pas deklaratës së ministres së Arsimit, Besa Shahini se emri i tij nuk është miratuar si anëtar i bordit të administrimit sepse janë shkelur kriteret e garës dhe ka konflikt interesi.

Sipas Shahinit, Lleshaj është pedagog i brendshëm në Universitetin e Tiranës dhe prandaj nuk mund të jetë anëtar i bordit të administrimit. Por pedagogu sqaroi për “FaxNews” se nuk ka asnjë konflikt interesi dhe se në momentin që ka dorëzuar kandidaturën, askush nuk i ka thënë asgjë.

“Kriteret ishin shumë të qarta. Aplikimi bëhej përmes dosjes së gjithësecilit. Kam patur nderin dhe kënaqësinë që të kemë pjesë të garës një pasikologe shumë të fgshme dhe një profesor shumë të mirë.

Kemi bërë takime për një orë me radhë duke finalizuar gjithçka sipas platformës se çfarë ne dëshironmin t’ju ofronim atyre. Në maj studentët votuan dhe gjej rastin t’i falenderoj. Më pas u mbyllën procedurat dhe ju dërguan Ministrisë së Arsimit, por ka një heshtje që nuk dihet pse. Problemi nuk funksionon fare siç thotë ministrja sepse të jesh i fushës akademike ishte kriter dhe unë jam pjesë e fushës akademike.

Unë kam dorëzuar dosjen time si të gjithë kandidatët e tjerë dhe nuk më është thënë asgjë. Anagazhimi në bordin e administrimit është me kohë të pjesshme. Ka plot anëtarë që janë nga fgusha akademike dhe janë pjesë e bordit të administrimit”, deklaroi Llesh Lleshaj për “FaxNews”.

Sipas pedagogut, nëse ministrja nuk e miraton emrin e tij të zgjedhur nga studentët me 70% të votave, atëherë zhbëhet pakti për universitetin. Ai i kërkoi Besa Shahinit një përgjigje zyrtare se çfarë do të ndodhë me emrin e tij, do të pranohet apo do të rrëzohet.

“Kjo deklaratë zhbën të gjithë procesin dhe unë do të thosha që në këtë pikë ka dështuar edhe pakti për universitetin. Nuk mund të përbëj konflikt interesi përsa kohë që unë jam lektor.

Edhe konsultën juridike e kam bërë para se të bëja apikimin dhe theksoj se nuk kam konflikt interesi. Që nga momenti që janë bërë zgjedhjet dhe deri më sot nuk kemi një komunikim zyrtar. Të përcaktohet qartazi nëse kandidatura ime refuzohet nga ministrja bashkë me arsyet.

Ose nëse thuhet se nuk duhet të isha që në fillim në garë, të japë arsyet pse ka ndodhur kjo lloj situate dhe pse po zhbëhet procesi. Unë pres ta dëgjoj këtë”, tha pedagogu Llesh Lleshaj.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej