Zgjedhjet në Serbi/ VOA: Pjesëmarrje e ulët dhe zhgënjim, ODIHR kritika në raportin paraprak të misionit vëzhgues – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet në Serbi/ VOA: Pjesëmarrje e ulët dhe zhgënjim, ODIHR kritika në raportin paraprak të misionit vëzhgues

16:55 | 22/06/2020
në Kosove Rajon, Kryesore
0

Read more

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Banorët e Beogradit reaguan të hënën ndaj rezultateve të zgjedhjeve pasi presidenti i Serbisë deklaroi një fitore të thellë për partinë e tij të djathtë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura mes shqetësimeve për përhapjen e koronavirusit dhe një bojkot nga shumica e opozitës.

Banorët shprehen se pjesëmarrja ishte e ulët dhe se ndjehen të zhgënjyer nga zgjedhjet.

Ndërkohë, edhe vëzhguesit ndërkombëtarë shprehën shqetësim për dominimin e zgjedhjeve nga partia në pushtet si dhe nga mungesa e diversitetit në media që kufizuan mundësitë e votuesve për të zgjedhur. Vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it bënë të ditura të hënën gjetjet e raportit të tyre paraprak ku thuhet gjithashtu se zgjedhjet ishin të organizuara në mënyrë efikase megjithë kushtet e vështira të pandemisë. Megjithatë, “…votuesit ishin të keqinformuar dhe të irrituar nga mungesa e qasjes në media të opozitës. Dominimi i partisë në pushtet rrezikon neutralitetin e institucioneve të vendit dhe kërkohet dialog për të tejkaluar ndasitë e thella politike dhe për të mbrojtur pluralizmin”, tha Urszula Gacek, kryetare e misionit të posaçëm të ODIHR-it për vlerësimin e zgjedhjeve.

Aleksandar Vucic u tha mbështetësve se Partia e tij Progresive Serbe fitoi mbi 60% të votave, ose rreth 190 vende në parlamentin serb me 250 vende.

Rezultatet fillestare jozyrtare tregojnë se Serbia do të ketë një asamble unike, me praktikisht asnjë kundër dhe vetëm tre ose katër parti nga 21 që kandidonin. Socialistët aleatë të zotit Vuçiç pritet të marrin 10% në vendin e dytë në votime.

“Zgjedhjet nuk ishin me të vërtetë më të mirat. Pjesëmarrja në Beograd ishte e ulët, siç duket, sipas të dhënave që pashë këtë mëngjes. Në mbarë Serbinë ndoshta pjesëmarrja është më e lartë. Çfarë mund të them … Opozita është në një rrëmujë totale. Kështu që, kjo është gjithçka”, thotë Nemanja Kovaçeviç, banor i Beogradit.

Votimet e së dielës ishin zgjedhjet e para në rang kombëtar në Evropë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit. Të planifikuara fillimisht për në prill, ato u shtynë për shkak të pandemisë. Serbia ende raporton dhjetëra raste të reja çdo ditë, pasi lehtësoi plotësisht rregullat e saj të rrepta të izolimit.

Pjesëmarrja nga 6.6 milion votuesit që kishin të drejtë të votonin për parlamentin 250-anëtarësh të Serbisë dhe të zgjedhurit lokalë ishte më e ulët se në zgjedhjet e mëparshme.

Megjithëse votuesit serbë nuk po zgjidhnin një president të dielën, zoti Vuçiç ka mbizotëruar fushatën përmes mediave kryesore që ai kontrollon, duke denoncuar dhe tallur kritikët e tij. Ai ka hedhur poshtë pretendimet e abuzimit me pushtetin e tij zyrtar ceremonial si president duke marrë një rol udhëheqës në fushatë.

“Jam i zhgënjyer sepse, për mendimin tim, këto zgjedhje na u imponuan plotësisht. Kishte një presion të vazhdueshëm gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe fushatës elektorale, e cila nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet parlamentare pasi Vuçiç ishte i pranishëm gjatë gjithë kohës sikur këto të ishin zgjedhje presidenciale dhe jo ato parlamentare. Me fjalë të tjera, nuk ka SNS (Partia Progresive Serbe) – është vetëm ai”, thotë Goran Tomiç, banor i Beogradit.

Duke përmendur mungesën e kushteve të votimit të lirë dhe të drejtë dhe një rrezik për shëndetin publik, disa parti kryesore të opozitës bojkotuan votimin.

Ndërsa zoti Vuçiç tani thotë se kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian për Serbinë, kritikët paralajmërojnë se liritë demokratike janë dëmtuar që kur partia e tij erdhi në pushtet në 2012.

Presidenti autokratik u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të votojnë në masë për të marrë një mandat të fortë për negociatat e ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët me Kosovën.

Një samit Kosovë-Serbi, i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara do të mbahet në Uashington në 27 qershor, ndërsa zyrtarët e BE-së kanë njoftuar planet për të rifilluar negociatat e ndërmjetësuara nga Brukseli.

Serbia nuk ka pranuar të njohë pavarësinë e Kosovës dhe ka mbështetjen e Rusisë dhe Kinës në këtë mosmarrëveshje./VOA

Etiketa: kritikaODIHRPjesëmarrje e ulëtraporti paraprakVOAzgjedhjet ne serbizhgënjim

Të Lidhura

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

nga 27
23:26 | 15/05/2026
0

Aston Villa mori një fitore të rëndësishme në javën e 37 të Premier League teksa mposhti Liverpool duke siguruar matematikisht...

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

nga 27
23:12 | 15/05/2026
0

Një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, Sarandë, ku në një objekt (i përbërë nga...

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

nga 27
22:06 | 15/05/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një aksion në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për lidhjet e policisë me raste...

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

nga 27
22:00 | 15/05/2026
0

Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë në Izrael, ka hapur...

Para
Lezhë/ Banorët djegin 10 kontenierë mbeturinash

Arrestohen dy persona për ndotje ajri, dogjën mbeturinat në Gjirin e Lalëzit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

23:12 | 15/05/2026
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

22:06 | 15/05/2026
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

22:00 | 15/05/2026
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –
  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –
  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com