Zgjedhjet në Kosovë, KQZ njofton: Shkon në 23.98% numri i votuesve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ njofton: Shkon në 23.98% numri i votuesve

16:22 | 14/11/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Deri në orën 15, në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë kanë votuar rreth 24 për qind të votuesve. Sot më 14 nëntor qytetarët e Kosovës po votojnë për të zgjedhur kryetarët e 21 komunave.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 15:00 kanë votuar rreth 24 për qind e votuesve. Sipas kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, deri në këtë kohë nuk ka pasur incidente të rënda gjatë procesit zgjedhor.

“Nuk kemi pasur ndonjë parregullsi që do ta cenonte seriozisht procesin e votimit”, tha ai.

Read more

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –

Komuna me më së shumti votues deri më tani është Mamusha me një dalje prej rreth 44 për qind.

Ndërsa komuna e dytë me më së shumti votues është Juniku me rreth 40 për qind.

Komunat me dalje më të ulët të votuesve janë Rahoveci me 16 për qind dhe Dragashi me 17 për qind.

Sipas KQZ-së, të drejtë vote në këtë rund zgjedhjesh kanë 1,260,571 qytetarë dhe ata do të mund të votojnë në 575 qendra votimi me 1,638 vendvotime.

Vendvotimet për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të mbyllen në ora 19:00.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar përmes postës 1,571 pako të supozuara me fletëvotime nga votuesit që jetojnë jashtë Kosovës.

Komunat në të cilat po zhvillohet rundi i dytë i zgjedhjeve lokale janë: Gjakova, Gllogovi, Gjilani, Dragashi, Istogu, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Kamenica, Obiliqi, Rahoveci, Podujeva, Prishtina, Prizreni, Shtimja, Vitia, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.

Rundi i parë i zgjedhjeve të rregullta lokale u mbajt më 17 tetor dhe qytetarët votuan për asambletë komunale dhe kryetarët e komunave. Në këtë rund, nga 38 komuna sa janë në Kosovë, 17 zgjodhën krerët e rinj.

Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje përballet në 12 komuna në rundin e balotazhit.

Lidhja Demokratike e Kosovës në rundin e dytë garon në nëntë komuna.

Partia Demokratike e Kosovës në tetë komuna.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës garon në pesë komuna.

Nisma Socialdemokrate dhe Partia Socialdemokrate zhvillojnë gara në nga një komunë, ndërkaq, në komunën e banuar me shumicë serbe, Kllokot, në garë do të jenë Lista Serbe dhe GI SNS

Etiketa: Kosovakqzzgjedhjet

Të Lidhura

Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

nga 27
21:33 | 15/03/2026
0

Ardit Çylybyli është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike në Shkodër, pas procesit zgjedhor të zhvilluar në degën lokale...

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

nga 27
20:37 | 15/03/2026
0

Nuk ka “qetësi” për Dinamon e Ilir Dajës. Në ndeshjen kundër Teutës e fundit pë rjavën e 28-të të Abissnet...

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

nga 27
20:19 | 15/03/2026
0

Barcelona zbriti në fushën e lojës në ndeshjen ndaj Sevillas për t’iu përgjigjur fitores së Realit të Madridit dhe katalanasit...

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –

nga 27
20:05 | 15/03/2026
0

Tottenham frenon serinë e humbjeve radhazi dhe merr pikën e parë me Igor Tudor në pankinë. Në ndeshjen e zhvilluar...

Para
PD ridërgon kërkesën për leje tek policia, ja sa do të zgjasë protesta

Buxheti për arsimin, PD: Mashtrim, mësuesit në Belsh nuk kanë marrë ende paratë për transportin

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

21:33 | 15/03/2026
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

20:37 | 15/03/2026
Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

20:19 | 15/03/2026
Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –

20:05 | 15/03/2026
Zgjedhjet në PD Vlorë, Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës –

Zgjedhjet në PD Vlorë, Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës –

19:41 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –
  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –
  • Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –
  • Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –
  • Zgjedhjet në PD Vlorë, Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës –
  • Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –
  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com