Kreu i PD, Sali Berisha gjatë takimit të përjavshëm me gazetarët, foli për situatën brenda PD-së dhe opozitës në prag të përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet lokale.
Berisha tha se opozita nuk e humb kurrë fokusin si gardiane e interesit të qytetarëve, ndërsa foli për bashkimin brenda PD, ku tha se procesi vazhdon dhe se palët janë në kontakte me njëra-tjetrën.
“Opozita nuk e humb kurrë fokusin si gardiane e interesit të qytetarëve shqiptarë. Bashkimi është një proces, ata janë në kontakt me njëri-tjetrin dhe procesi vazhdon”, u shpreh Berisha.