Zgjedhjet 2017, Ministri Tahiri miraton udhëzimin për listat e zgjedhësve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet 2017, Ministri Tahiri miraton udhëzimin për listat e zgjedhësve

11:37 | 11/12/2016
në Shqiperi
0

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka miratuar udhëzimin për nisjen e procedurave të hartimit të listave zgjedhore në kuadër të zgjedhjeve të 18 qershorit 2017.

Në udhëzim sqarohet se lista e zgjedhësve është e grupuar sipas zonave të qendrave të votimit dhe se Drejtoria e Përgjithshme  e Gjendjes Civile publikon ekstraktet e përbërsve zgjedhorë në shkallë vendi në faqen e saj dhe ia dërgon KQZ-së për publikim edhe në faqen e saj zyrtare.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Procesi:

Nëpunësi i zyrës së gjendjes civile në rast se konstaton se ka qendra votimi me më pak se 200 zgjedhës, apo me më shumë se 1000 zgjedhës, njofton brenda 48 orëve, Kryetarin e Bashkisë.

Në rastet e qendrave të votimit me fraksion, që kalojnë limitin numerik të përcaktuar në ligj, kryetari vendos ndarjen e tyre në pjesë të barabarta me jo më shumë se 1.000 zgjedhës secila.

Për qendrat e votimit me më pak se 200 zgjedhës, kryetari vendos bashkimin e kësaj qendre me një qendër më të afërt dhe me mundësi komunikimi rrugor, shuma e numrit të zgjedhësve duhet të jetë më shumë se 200 zgjedhës.

Në format të posaçëm është lista e zgjedhësve të cilët janë mbi 100 vjeç në datën e zgjedhjeve, si edhe lista e zgjedhësve që e kanë numrin e qendrës të ndryshëm nga qendrat e votimit që i përkasin kësaj zyre të gjendjes civile.

Lista e zgjedhësve është e grupuar sipas zonave të qendrave të votimit. Kufijtë e zonave të qendrave të votimit janë ato të zgjedhjeve të fundit.

Kryetari i Bashkisë pasi ka marrë njoftim nga nëpunësi i gjendjes civile, vendos bashkimin ose ndarjen e qendrave të votimit sipas kërkesave të kriterit numerik dhe cakton vendndodhjen e saktë, adresën e plotë të qendrave të votimit.

Zyrat e gjendjes civile në bashki, brenda datës 4 janar 2017 publikojnë ekstraktin e parë të përbërësve zgjedhorë të të gjithë zgjedhësve.

Ekstrakti i përbërësve zgjedhorë do të publikohet edhe në datë 3 shkurt 2017, në datë 5 mars 2017 në datë 4 prill 2017 dhe në datën 4 maj 2017 në zyrat e gjendjes civile.

Drejtoria e Përgjithshme  e Gjendjes Civile publikon këto ekstrakte në shkallë vendi në faqen e saj dhe ia dërgon KQZ-së për publikim edhe në faqen e saj zyrtare.

Kryetari i Bashkisë brenda 60 ditëve, nga publikimi i ekstraktit të parë, bën njoftimin me shkrim të zgjedhësve të përfshirë në ekstraktin e printuar sipas qendrave të votimit brenda territorit të bashkisë përkatëse.

Zgjedhësit të cilët konstatojnë se në përbërësit e tyre zgjedhorë ka mos përputhje, i drejtohen zyrës së gjendjes civile përkatëse për të bërë rregullimet e mundshme.

Të drejtën për kërkesë e kanë edhe shtetasit që kanë mbushur moshën 100 vjeç. Këta shtetas do të bëjnë kërkesë për ndryshimin e qendrës së votimit nga 8899 në qendrën e votimit sipas vendbanimit.

Zyra e gjendjes civile do të pasqyrojë edhe rastet e vendimeve të gjykatës, deri në ditën e printimit të listës së zgjedhësve.

Çdo zyrë e gjendjes civile në Bashki në datë 8 maj 2017 printon nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile dhe firmos listën e zgjedhësve për çdo qendër votimi duke përfshirë edhe institucionet e posaçme, nën juridiksionin e saj.

Kryetari miraton dhe firmos listën dhe e dërgon brenda datës 13 maj 2017 në të tre formatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor, në KZAZ-të përkatëse.

Një kopje e listët së zgjedhësve në format të printuar, i dërgohet Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, e cila, jo më vonë se 30 ditë para datës së zgjedhjeve, i dërgon për ruajtje listat e printuara në Arkivin Qendror të Shtetit.

 

Etiketa: kqzMinistri i BrendshëmproceduraSaimir Tahiriudhezimezgjedhje 2017

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
U përfol për një lidhje me Romeon, Lori Hoxha tregon si qëndron e vërteta (FOTO)

Itali, “fluturon” me motor me 300km/orë (video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com