Zëri i Amerikës: Presidenti Trump fal zyrtarë të lartë, ngjallen polemikat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zëri i Amerikës: Presidenti Trump fal zyrtarë të lartë, ngjallen polemikat

15:48 | 19/02/2020
në Bota, Kryesore
0

Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi falje për disa individë të profilit të lartë të dënuar për mashtrime. Ai ndryshoi edhe dënimin me burg të ish guvernatorit Rod Blagojevich. Faljet e shpallura nga Presidenti kanë ngjallur polemika. Presidenti Trump tha se ai nuk e njihte ish-guvernatorin e shtetit Illinois. Thjesht e kishte patur personazh në shfaqjen e tij televizive The Apprentice vite më parë:

“Nuk e njoh atë. Por ai vuajti tetë vjet në burg, ka shumë vite përpara në jetë. Shumë njerëz nuk janë pajtuar me dënimin. Ai është demokrat, nuk është republikan. Ai u ndoq penalisht nga të njëjtët njerëz: (ish Drejtori i FBI James) Comey, Fitzpatrick (ish Prokurori i Përgjithshëm Patrick Fitzgerald) – i njëjti grup. Ai kaloi vite larg fëmijëve, të cilët janë rritur, po shkojnë në shkollë të mesme. Ata rrallë arrijnë ta shikojnë babanë e tyre pa uniformën e burgut. Prandaj edhe ia ula dënimin”, tha Presidenti Trump.

Presidenti tha se ishte emocionuar nga thirrjet e gruas së Blagojevichit në televizion. Por duket se në vendimin e tij ndikuan edhe disa njerëz të lidhur me çështjen Blagojevich. Presidenti njoftoi falje edhe për ish-shefin e policisë së Nju Jorkut, Bernie Kerik, i dënuar për mashtrim me taksat dhe gënjeshtra ndaj zyrtarëve, si dhe për Mike Milken, ish bankier investimesh, i cili u dënua për vepra penale, përfshirë mashtrime financiare.

Read more

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Ai tha se i shpalli faljet bazuar në rekomandimet që i janë bërë:

“Shpesh herë mbështetem në rekomandimet e njerëzve që i njohin ata. Bernie Kerik, ose Mike Milken, për shembull, i cili është përpjekur dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme për botën me hulumtimet për kancerin. Ai vuajti shumë, pagoi një çmim të madh, por ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Për të gjithë këta njerëz unë jam mbështetur në rekomandimet që më janë bërë.”

Ish pronari i ekipit të futbollit San Francisco 49ers Edward DeBartolo Jr u fal me rekomandimin e Pastorit Darrell Scott nga Klivlendi i Ohajos  dhe të disa ish-futbollistëve. DeBartolo pranoi fajësinë në vitin 1998 për fshehjen e një skeme zhvatjeje nga ana e një ish-guvernatori të Luizianës. “Emri Edward DeBartolo është legjendar në komunitetin tonë. Ai ka bërë punë bamirëse në emër të shumë organizatave bamirëse. Puna e tij për rigjallërimin e Klivlendit ka qenë legjendare”, tha pastori Darrell Scott.

Kritikët thonë se falja e plotë për një figurë të nderuar sportive si DeBartolo është pjesë e fushatës së presidentit Trump për ta dërguar mesazhin e tij tek miliona tifozët e sportit në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2020s. Falja për DeBartolos erdhi pas vizitës së presidentit të dielën në garën automobilistike Daytona 500.

Presidenti Trump nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjes së gazetarëve nëse ai do ta falte ish-këshilltarin e tij Roger Stone i cili u shpall fajtor për manipulim me dëshmitarët, mashtrim të Kongresit dhe pengim të një hetimi në Kongres për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016s. /Voa/ 

Etiketa: Donald Trumpfal zyrtarë të lartëPresidenti i SHBA

Të Lidhura

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

nga 27
17:53 | 16/03/2026
0

Kompania Sigal e Avni Ponarit zotëron shumicën e tregut të sigurimit dhe e ruan këtë monopol përmes AMF dhe Autoritetit...

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

nga 27
17:07 | 16/03/2026
0

Nga Boldnews.al Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin për sekuestrimin e disa pajisjeve kompjuterike të kompanisë “Gogel”, në pronësi të Arbër...

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

nga 27
16:51 | 16/03/2026
0

Partia Demokratike nuk do të marrë nesër pjesë në seancën plenare. Reagim për shtyp i kryetarit të grupit parlamentar të...

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

nga 27
16:35 | 16/03/2026
0

Më 26 shkurt, Komisioni Evropian i paraqiti vendeve anëtare Raportin e Vlerësimit të Pikave të Ndërmjetme, IBAR, për grupkapitullin e...

Para
Sondazhi/ Basha bën pyetjen e ditës në Instagram

Sondazhi/ Basha bën pyetjen e ditës në Instagram

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

17:53 | 16/03/2026
Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

17:07 | 16/03/2026
Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

16:51 | 16/03/2026
Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

16:35 | 16/03/2026
Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

15:27 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –
  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –
  • Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –
  • Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –
  • Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –
  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com