Zëri i Amerikës: Mirëpritet rezoluta e SHBA për të dënuar vrasësit e vëllezërve Bytyçi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zëri i Amerikës: Mirëpritet rezoluta e SHBA për të dënuar vrasësit e vëllezërve Bytyçi

15:35 | 23/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Përfaqësues të institucioneve dhe partive politike në Kosovë mirëpritën të mërkurën vendimin e dhomës së Përfaqësuesve, për të miratuar një rezolutë, me anë të së cilës i kërkohet Serbisë që të vërë para drejtësisë vrasësit e tre vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë, në vitin 1999. Rezoluta bën thirrje po ashtu që përparimi në ndriçimin e këtij rasti të jetë “faktor i rëndësishëm që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes llogarisë së tij në Facebook tha se miratimi i rezolutës “mundëson që të shtyhet përpara çështja në instancat më të larta të SHBA-së, por gjithashtu tregon se kur është në pyetje Kosova, SHBA-ja është një, pa dallime partiake. Për ne është inkurajim që të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për të gjitha viktimat e regjimit serb në Kosovë dhe se drejtësia për vëllezërit Bytyqi më në fund do të vihet në vend”,shkroi presidenti Thaçi. Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj e quajti lajm të mirë jo vetëm për familjen Bytyqi por edhe për siç tha dëshmimin e krimeve të pushtetit serb, të kryera në Kosovë.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, zoti Haradinaj tha se “kjo rezolutë, e miratuar nga ShBA, si mbrojtëse e vlerave njerëzore dhe demokracisë, është mesazh i qartë për shtetin serb, se pranimi i fajësisë dhe vendosja para drejtësisë e akterëve të masakrave dhe vrasjes së shqiptarëve, është rruga e vetme drejt paqes dhe stabilitetit në rajon”,shkroi ai duke i bërë thirrje autoriteteve në Serbi që të pranojë realitetin dhe mos të fshehin faktet dhe kriminelët, por të distancohen nga ta dhe ti hapin rrugë drejtësisë.

Read more

Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër –

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –

Këmbimi valutor 16 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Ministri në largim i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli tha se mirëpret votimin e rezolutës në lidhje me siç tha vrasjen nga shteti i Serbisë të vëllezërve Bytyqi.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, zoti pacolli tha se “presidenti serb Vuçiç është përgjegjës për zgjidhjen e çështjes së Vëllezërve Bytyqi. Ata që janë përgjegjës për vrasjen e tyre duhet të sillen para drejtësisë”, shkroi ai.

Rezoluta ishte miratuar në korrik të këtij viti nga Komisioni për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve, vetëm pak ditë pas përvjetorit të vrasjes së vëllezërve Bytyçi. Ajo ishte hartuar nga ligjvënësit Eliot Engel dhe Lee Zeldin. Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë.

Në muajin korrik të vitit 1999 ata ishin arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë. Një gjykatë në qytetin e Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish Jugosllavisë.

Trupat tyre u gjetën në në një varrezë masive në Petrovo Selo në Serbinë lindore, në një bazë të kontrolluar nga njësitë që komandoheshin nga ish gjenerali i policisë serbe, Goran Radosavleviç, i njohur si Guri. Ata ishin me duar të lidhura dhe ishin qëlluar në kokë. /Voa/

Etiketa: Behgjet PacolliHashim Thacipresidenti i Kosovesrezoluta e SHBAVëllezërit Bytyqi

Të Lidhura

Sulmohet policia e Kosovës në Veri –

Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër –

nga 27
09:03 | 16/03/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë Dy persona të moshës madhore janë...

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –

nga 27
09:01 | 16/03/2026
0

Rreth 24.2% e familjeve në Shqipëri rezultojnë të kenë pagesa të prapambetura që lidhen më qiranë e shtëpisë, fatura shërbimesh...

08:27 | 16/03/2026
0

Rreth 24.2% e familjeve në Shqipëri rezultojnë të kenë pagesa të prapambetura që lidhen më qiranë e shtëpisë, fatura shërbimesh...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:23 | 16/03/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.4 lekë dhe do shitet me...

Para
Basha: Gati të shkojmë në zgjedhje të parakohshme që nesër

Basha: Gati të shkojmë në zgjedhje të parakohshme që nesër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sulmohet policia e Kosovës në Veri –

Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër –

09:03 | 16/03/2026
Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –

09:01 | 16/03/2026
Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –

08:27 | 16/03/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:23 | 16/03/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –

07:45 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër –
  • Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –
  • Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –
  • Këmbimi valutor 16 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër –
  • Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com