Basha: Gati të shkojmë në zgjedhje të parakohshme që nesër – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Gati të shkojmë në zgjedhje të parakohshme që nesër

16:00 | 23/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Lulzim Basha që po këmbëngul prej disa muajsh për garantimin e votës së lirë, ka deklaruar se mund të hyjë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që nesër! Ai tha se Rama duhet të japë dorëheqjen pas dështimit me negociatat. Po sipas tij, zgjedhjet e parakohshme sot i duhen më shumë Shqipërisë se sa Maqedonisë së Veriut.

Intervista e Bashës për televizionin Vizion+

Pyetje: Zoti Basha, më 18 tetor Këshilli Europian vendosi të mos hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Pse mendoni është faji i qeverisë, përgjegjësia e qeverisë? Pse kërkoni ju zbatimin e skenarit maqedonas për shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme?

Read more

Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –

Pasi pallati te QSUT u dogj si letër, KKTU i refuzon lejen e ndërtimit kompanisë “Arlis sh.p.k” –

Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA –

80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë –

Lulzim Basha: E para, nuk e them unë e thotë vetë Bashkimi Europian që, në rastin e Shqipërisë, nuk pati konsensus, por, përkundrazi, kishte një numër të madh vendesh, jo vetëm Franca, që ishin kundër. Arsyet, po kështu, këto vende, i kanë bërë të qarta: Luftë e pamjaftueshme kundër krimit dhe korrupsionit. Pra, krimi dhe korrupsioni mbeten shqetësim i madh, ndarja e pushteteve është cituar si problematikë.

Pyetje: Pse na duhen zgjedhje të parakohshme në fakt, si në Maqedoni? Pse është zgjidhja kjo?

Lulzim Basha: Në fakt Shqipërisë i duhen zgjedhje të parakohshme shumë më shumë sesa Maqedonisë. Vendimi i Maqedonisë tregon sesi veprojnë drejtuesit me një fije përgjegjësie ndaj vendit.

Pyetje: Jeni gati ju të shkoni në zgjedhje të parakohshme? Kushtetuta e parashikon për 45 ditë. Apo duhet të plotësojmë kushte të tjera?

Lulzim Basha: Ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje të parakohshme që nesër. Kushti i vetëm i opozitës, për të cilën kemi bërë një betejë, është që shqiptarëve t’u garantohet liria e votes.

Pyetje: Si?

Lulzim Basha: Duke garantuar standardet minimale zgjedhore, për të cilat Partia Demokratike dhe aleatët kanë propozuar një sërë masash.

Pyetje: Ka një debat të bërë tashmë prej 9 muajsh, me Edi Ramën kryeministër, pa Edi Ramën kryeministër?

Lulzim Basha: Secili duhet t’i bëjë pyetjen vetes: Një njeriu, i cili është kapur duke vjedhur edhe veten e tij, siç ndodhi me 30 Qershor, mund t’i besohet se do të organizojë një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme? Po të lexojmë në raportet e OSBE/ODHIR-it përgjigja është e thjeshtë: Jo! Po të lexojmë kushtet e Bundestagut, përgjigja është e qartë: Jo!

Pyetje: Ju përfaqësoni interesat e qytetarëve që besojnë tek opozita, z. Rama përfaqëson ka mbështetjen e socialistëve. A jeni gati ju të uleni me Kryetarin e Partisë Socialiste në një tryezë dialogu për t’i çelur rrugën zgjidhjes së krizës?

Lulzim Basha: Nuk kemi përjashtuar asnjëherë dialogun. Por dy gjëra të ndryshme është propaganda, pra, ulja për t’u ulur, siç ndodhi në 2017-ën, ku u shfrytëzua vullneti i mirë i opozitës për të vënë interesin e Shqipërisë mbi interesa tona politike. U nënshkrua një marrëveshje, e cila nuk u zbatua.

Pyetje: Ju thatë që, pas takimit të shefes së misionit të OSBE/ODIHR-it, që reforma zgjedhore është e vetmja rrugë për të dalë nga kriza. Pati një moment konsensusi, kur PD mori pjesë në një tryezë të OSBE/ODIHR-it, prej atij momenti nuk kemi patur asgjë. Është prishur konsensusi, po kërkohet të gjendet një rrugë që PD të jetë pjesë e reformës zgjedhore?

Lulzim Basha: Ne e kemi bërë fare të qartë rrugën për të ecur përpara. Kemi marrë një përgjegjësi që në fakt nuk na takon ne, por i takon mazhorancës. Por siç e keni parë z.Rama e ka trajtuar këtë si një luks personal dhe mendon se duke u tallur apo duke krijuar procese falco dhe artificiale, do të arrijë të blejë pak më shumë kohë. Nuk arrin dot ta shesë sapunin për djathë. Kushtet e Bundestagut janë të qarta, reforma zgjedhore duhet të jetë me pjesëmarrje të të gjithë forcave politike dhe kjo reformë zgjedhore nuk duhet të kalojë vetëm në letër por të zbatohet. Që do të thotë për ne, zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje kushtetuese lokale.

Pyetje: Pas Berlinit, ju do të niseni në SHBA. Cili është qëllimi i vizitës?

Lulzim Basha: I gjithë kontakti im me faktorin ndërkombëtar, me partnerët tanë strategjikë, SHBA, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Italinë, Francën, vendet e tjera të BE, Hollandën, kanë një dhe vetëm një qëllim -dhënien fund të kësaj krize të tmerrshme politike, që është kthyer në një krizë ekonmike dhe sociale për shqiptarët dhe hapjen e horizontit për Shqipërinë europiane.

Pyetje: Ka lidhje kjo vizitë me financimet, siç ju kanë akuzuar kundërshtarët?

Lulzim Basha: Po pse do të ketë lidhje me hetimet politike të Edi Ramës?

Pyetje: Kur dogjët mandatet, a ishit ju të vetëdijshëm se kjo rrugë e opozitës jashtë sistemit, do të ishte një rrugë e gjatë?

Lulzim Basha: Pa diskutim!

Pyetje: Deri në 2021-shin?

Lulzim Basha: Përpjekja jonë nuk është për pushtetin tonë personal. Përpjekja jonë nuk është për të shpejtuar rrugën e ardhjes në pushtet të PD. Përpjekja jonë është për të shkurtuar rrugën e vuajtjeve të shqiptarëve.

Etiketa: dialoguedi ramafinancimetkushtet e bundestagutLulzim Basharaportet e OSBE/ODHIR

Të Lidhura

Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –

Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –

nga 27
14:25 | 24/04/2026
0

Gjykata e Posaçme e Apelit ka konfirmuar vendimin e mëparshëm të shkallës së parë për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i...

Pasi pallati te QSUT u dogj si letër, KKTU i refuzon lejen e ndërtimit kompanisë “Arlis sh.p.k” –

Pasi pallati te QSUT u dogj si letër, KKTU i refuzon lejen e ndërtimit kompanisë “Arlis sh.p.k” –

nga 27
14:23 | 24/04/2026
0

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Urbanistikës (KKTU) ka refuzuar sot 26 leje ndërtimi, mes tyre edhe një projekt të kompanisë...

Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA –

Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA –

nga 27
14:07 | 24/04/2026
0

Sali Berisha, në konferencën me gazetarët, u pyet në lidhje me një deklaratë të kryeministrit Rama dhënë për Politico, i...

80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë –

80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë –

nga 27
14:01 | 24/04/2026
0

Një sistem që duhet të garantojë jetën e qytetarëve po dështon, duke iu ofruar atyre medikamente të skaduara dhe jo...

Para
Zjarr pranë portit të Durrësit, ndërhyjnë punonjësit e APD-së

Zjarr pranë portit të Durrësit, ndërhyjnë punonjësit e APD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –

Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –

14:25 | 24/04/2026
Pasi pallati te QSUT u dogj si letër, KKTU i refuzon lejen e ndërtimit kompanisë “Arlis sh.p.k” –

Pasi pallati te QSUT u dogj si letër, KKTU i refuzon lejen e ndërtimit kompanisë “Arlis sh.p.k” –

14:23 | 24/04/2026
Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA –

Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA –

14:07 | 24/04/2026
80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë –

80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë –

14:01 | 24/04/2026
Strumbullari i aferës së AKSHI-t është çifti Rama, kryepeshkaqeni është Armand Frangu –

Strumbullari i aferës së AKSHI-t është çifti Rama, kryepeshkaqeni është Armand Frangu –

13:23 | 24/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –
  • Pasi pallati te QSUT u dogj si letër, KKTU i refuzon lejen e ndërtimit kompanisë “Arlis sh.p.k” –
  • Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA –
  • 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë –
  • Strumbullari i aferës së AKSHI-t është çifti Rama, kryepeshkaqeni është Armand Frangu –
  • Shqiptarët do të mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës kundër Edi Ramës dhe narkoministrave –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –
  • Pasi pallati te QSUT u dogj si letër, KKTU i refuzon lejen e ndërtimit kompanisë “Arlis sh.p.k” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com