Kryeministri i vendit, Edi Rama duket se pas muajsh të tërë që ka qarkulluar pa maskë, përfshirë këtu edhe në Kuvend ditën e djeshme, është kujtuar të bëjë thirrje për vendosjen e maskës.
Ai ka postuar një foto, teksa ka vënë edhe një maskë në fytyrë dhe rikujton rëndësinë e mbajtjes së saj për të luftuar pandeminë.
Kohë më parë kryeministri qe i bindur se koronavirusi vritej me autoblindë.