Zbardhet kërkesa e Partisë Demokratike që do ti dërgohet Gjykatës Kushtetuese për të treguar se ligji bie ndesh me Kushtetutën.
PD sqaron se ligji cënon parimin barazisë përpara ligjit ndërsa organet e “Vettingut” vendosen nën mbikqyrjen e qeverisë.
Ankimimi pritet të dorëzohet sot në drekë në Gjykatë Kushtetuese.
Nga ana tjetër theksohet se ligji dhunon parimin e sigurisë juridike.