Prokuroria ka zbardhur detaje të rënda, lidhur me vdekjen e çiftit shqiptar disa ditë më parë në Francë.
Hetuesit kanë dalë me një përfundim se gruaja është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj, pastaj ai ka vrarë edhe veten.
Në momentin e ngjarjes të pranishëm kanë qenë tre fëmijëve të tyre më të rritur, kurse 5 të tjerët nuk ka qenë në banesë.
“Nëna e familjes u vra nga i shoqi dhe ky i fundit ka përdorur të njëjtën thikë për të vrarë veten. Autopsia zbuloi disa plagë me thikë, përfshirë plagë mbrojtëse në trupin e 44-vjeçares. Hetimi konfirmoi se mëngjesin e së martës kishte shpërthyer një zënkë verbale mes çiftit pasi bashkëshorti akuzoi gruan e tij për tradhëti”-tha prokurori i Epinalit Frédéric Nahon.
Skena e tmerrshme ndodhi në banjon e banesës dhe njëri nga fëmijët më pas theu derën dhe gjeti trupat e pajetë të prindërve të tij.
Familja, me origjinë nga Kosova, jetonte në Francë që nga viti 2018 dhe kishte statusin e refugjatit. Shtatë nga fëmijët jetonin ende me prindërit e tyre ndërsa fëmija më i madhi jetonte vetëm. Pesë fëmijët ishin në shkollë në momentin e konfliktit.
Fëmijët tashmë thuhet se janë nën kujdesin e shërbimeve sociale. Çifti më para nuk kishte paraqitur asnjë ankesë për dhunë në familje, sipas Frédéric Nahon.