Zaida Çobo dhe Ardi Veliu – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zaida Çobo dhe Ardi Veliu

10:26 | 08/06/2020
në Kryesore
0

Nga Erl Kodra

 

Shkelja e dinjitetit dhe fyerja publike që idioti i dobishëm Ardi Veliu i bën publikisht Zaida Çobos, është më e rëndë se sa dhuna e policisë ndaj djalit të saj të mitur. Gjuha e përdorur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, kundër nderit dhe moralit të një gruaje tejkalon çdo moral dhe kod etik. Nëse e shikoni me vëmendje momentin kur Ardi Veliu i fton deputetet të shohin videon e marrë nga rrjetet sociale të nënë Zaidas, përveç fjalëve që thotë në adresë të saj, ai bën edhe disa gjeste me trup dhe me duar, që mund të përkthehen kështu;

Read more

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –

“Shikojeni këtë të përdalën, nënën e këtij djalit që nuk iu bind policisë, se çfarë veprimesh bën. Kjo grua e ka të shkruar në ballë se është e pamoralshme, kurvë, nivel i ulët, vulg, me siguri e droguar, e padenjë, perverse”- janë fjalët e munguara të Ardi Veliut që thuhen me gjeste duarsh dhe lëvizje trupi. Ky është një ndër momentet më të pështira për t’u parë në atë video, më të vështira se sa fjalët që nxjerr nga goja.

Këtu nuk është fjala për nivel komunikimi, sepse për kryepolicin tonë nuk mund të flitet për gjëra të tilla, por është fjala për diskriminim të hapur publik, për shkelje nderi dhe dinjiteti, të papranueshme për çdo shoqëri. Kjo fyerje e tillë është e dënueshme nga ligjet e vendit, por edhe nga ligjet ndërkombëtare.

Kushtetuta e Shqipërisë:

“Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore.”

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut:

“Njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë”

“Secili gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë Deklaratë pa kurrfarë kufizimesh përsa i përket racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë, lindjes ose tjetër.”

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut:

“Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të përcaktuara në këtë Konventë duhet të sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo status tjetër.”

Kryepolici i Shqipërisë Ardi Veliu, publikisht në mediat kryesore të vendit, përballë deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë, me zë, figurë dhe gjeste, qëllimisht, fyen nderin dhe dinjitetin e një gruaje dhe djalit të saj të mitur, nisur nga arsye seksiste, origjine shoqërore dhe shkaqesh politike.

Kaq do të mjaftonte që çdo Gjykatë e planetit të shpallte fajtor Ardi Veliun.

Zaida Çobo, unë e di; të gjithë shqiptarët e dinë se ti gjendesh nën presion, në format më të rënda. Unë e di se ti nuk je takuar qetësisht dhe me vullnet të lirë me Ardi Veliun.

Të siguroj se ti ke mirëkuptimin e thellë të shqiptarëve.

Etiketa: Ardi VeliuDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetitfyerja publikegjykateKushtetuta e ShqipërisëZaida Çobo

Të Lidhura

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

nga 27
22:18 | 23/04/2026
0

Kavajë/Informacion paraprak Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës, automjeti me drejtues shtetasin R....

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

nga 27
22:06 | 23/04/2026
0

Bashkimi Evropian po bën një gabim serioz duke mos u angazhuar drejtpërdrejt me udhëheqjen ruse për t’i dhënë fund luftës...

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

nga 27
21:26 | 23/04/2026
0

Dinamo është finaliste e Kupës së Shqipërisë. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Vllaznisë, dinamovitët fituan 0-1 në...

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –

nga 27
21:18 | 23/04/2026
0

Kuvendi rinisi punimet pas pushimit që kërkoi kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, deri në largimin e deputetit të PD, Luçiano...

Para
“Ditë më të mira”/ Basha fton qytetarët në Instagram: Ne mund të sjellim ndryshimin

Basha uron maturantët nga Elbasani: Sfida jonë t’ju ofrojmë një të ardhme të sigurtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

22:18 | 23/04/2026
Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

22:06 | 23/04/2026
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

21:26 | 23/04/2026
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –

21:18 | 23/04/2026
Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire –

Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire –

21:02 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –
  • Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –
  • Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –
  • Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –
  • Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire –
  • Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –
  • Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com