Juventusi ka dy nga të rinjtë më të talentuar në botë në ekip dhe që kërkohen nga ekipet më të mëdha.
Bëhet fjalë për Paolo Dibala dhe Pol Pogba.
Por, ndërsa për Dibala është e sigurtë që të paktën këtë merkato nuk largohet, drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Bepe Maroto, tha se as francezi Pogba nuk do të largohet, pavarësisht shifrave të çmendura që ofrohen për shërbimet e tij.
“Dibala ishte një zgjedhje e menduar mirë, ishte e rrezikshme por e dinim që zgjodhëm një talent të rëndësishëm që kishte moshën në krahun e tij dhe mund të përfaqësonte të ardhmen e skuadrës .
Ambientimi nuk është dicka e lehtë por ai e bëri në mënyrën më të mirë kalimin nga Palermo te Juventus duke nxjerrë në pah vlerat e tij.
Gjithsesi mund të tregojë se është akoma dhe më i zoti.
Është një futbollist që bën pjesë ndër lojtarët më të mirë dhe as që e cojmë nëpër mend ta shesim.
Mund tja lejojmë vetes të refuzojmë ofertat dhe e kemi bërë dicka të tillë”, tha Marota, duke vijuar më tej për Pogbanë:
“Është një futboll i shkelqyer që mund t’i japë ende shumë Juventusit.
E mbajmë fort, pasi Juventusi do të vazhdojë të fitojë në Itali dhe për t’ia arritur kësaj duhet një skuadër me kualitet”.
Marota tha se edhe Alegri nuk do të largohet dhe do të qendrojë për shumë vite te Juventusi.