Xhevdet Mazrekaj: Për tre gishtat e Baton Haxhiut pagova gjobë 10 mijë euro – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Xhevdet Mazrekaj: Për tre gishtat e Baton Haxhiut pagova gjobë 10 mijë euro

15:20 | 15/04/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në facebook, ka publikuar një fotografi të Baton Haxhiut, me tre gishtërinj të ngritur përpjetë, ndërsa ka shpjeguar edhe historinë e kësaj fotografie.

Mazrekaj në shkrimin e tij, ka rrëfyer se si për fotografinë, ku Baton Haxhiu shihet duke bërë simbolin famëkeq serb të ngritjes së tre gishtërinjve, kishte paguar gjobë 10 mijë euro.

Ai ka shpjeguar që fotografia e Haxhiut ishte bërë në një media serbe, ku ky i fundit ishte mysafir.

Read more

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

Publikimi i kësaj fotografie Mazrekajt, “i kishte kushtuar” asgjë më pak se 10 mijë euro. Ndërsa, ka treguar që vendimi i gjykatës, kishte ardhur si pasojë e ndërhyrjes në drejtësi të sigurimit serb.

Shkrimi i plotë i Xhevdet Mazrekajt:

Për tre gishtat e Baton Haxhiut pagova gjobë 10 mijë euro

Personi në fotografi është Baton Haxhiu. Ishte i pranishëm si mysafir në një media serbe kur kishte bërë simbolin famëkeq të serbëve për shqiptarët, ngritjen e tre gishtërinjve.

Këtë fotografi deshën ta censurojnë në Serbi, me qëllim që të mos kuptohej se Batoni punonte për ta.

Mirëpo, “Bota sot” , e kishte publikuar këtë fotografi. Për publikimin e saj ishte gjobitur me 10 mijë euro nga drejtësia në Prishtinë e cila ishte nën mbikëqyrjen e UNMIK-ut.

Kujtoj se për këtë rast, kisha avokate zonjën e nderuar, tashmë të ndjerë, Nekibe Kelmendi.

Ajo vinte shpesh në Zvicër për t’u konsultuar me mua për procesin gjyqësor që zhvillohej në Prishtinë.

Kur përfundoi rasti dhe u mor vendimi i lartpërmendur, e pyeta zonjën Kelmendi se si është e mundur të gjobitemi për diçka që ka qenë reale dhe publike. Madje, i tregoja se këtu në Zvicër avokatët dhe ekspertët ligjor po habiten dhe me vendimin e drejtësisë së UNMIK-ut dhe po e konsiderojnë si absurd.

E ajo mu përgjigj: “S’ka këtu të bëj me drejtësi, kështu ka vendosur sigurimi serb, që ju të gjobiteni”.

Pra, me fjalët e zonjës Kelmendi nënkuptohej që në drejtësinë tonë kishte të interferuara edhe shërbime serbe, të cilave iu shërbente Baton Haxhiu.

Ato nuk donin të “dekonspironin” bashkëpunëtorin e tyre.

Është e neveritshme e për më tepër është dëshpëruese se si Baton Haxhiu mik me kryeudbashin Jovica Stanishiq, sot është i privilegjuari i Presidentit, kryeministrit dhe shumë figurave të tjera të jetës politike në Kosovë.

/botasot.info/

Etiketa: Baton HaxhiuBota sotgjobeNekibe Kelmendisigurimi serbtre gishtatUNMIKXhevdet Mazrekaj

Të Lidhura

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

nga 27
09:22 | 05/06/2026
0

Banoret e një pallati në zonën e Currilas, Durrës, janë zgjuar në panik mëngjesin e sotëm pas rrëshqitjes së dheut...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
09:06 | 05/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

nga 27
08:46 | 05/06/2026
0

Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit të rëndë material dhe social në Europë, sipas të dhënave...

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

nga 27
08:34 | 05/06/2026
0

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, në vendin e...

Para
Starton Coachella/ Yjet e showbiz-it shkëlqejnë në festival

Starton Coachella/ Yjet e showbiz-it shkëlqejnë në festival

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

09:22 | 05/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

09:06 | 05/06/2026
Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

08:46 | 05/06/2026
Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

08:34 | 05/06/2026
Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

08:28 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –
  • Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve
  • Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –
  • Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –
  • Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com