“ Pasojat po i vuajmë edhe sot pasi u shkatërruan themelet e shtetit, u prishën balancat e pushteteve”
Ishte një gabim, votimi i ndryshimeve në kushtetutë në vitin 2008. Ky është reflektimi i kryetarit socialist të komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj. Ai ka qënë pjesë e këtyre ndryshimeve në vitin 2008, kur u vendos të ndryshohej sistemi zgjedhor bashkë me disa ndryshime të tjera të rëndësishme.
Në fjalën e tij në kuvend, Xhafaj tha se ato ndryshime prishën balancat mes pushteteve dhe shkatërruan thelemet e shtetit. Kreu socialist i komisionit të reformës në drejtësi, sqaroi edhe një herë pretendimet e opozitës për nenin 88, duke theksuar se nuk ka një opinionin të Venecias që përputhet me propozimet e opozitës.