OSBE i bën thirrje politikës shqiptare për zbatimin në terren të reformës në drejtësi
Kryetari në detyrë i prezencës, Robert Wilton tha nga Gjirokastra ku mori pjesë në tryezën për shërbimin e Provës, se reformat e miratuara në parlament janë një hap vigan për sistemin e drejtësisë, por ato marrin jetë vetëm duke u zbatuar.
Wilton: Po ecim në drejtimin e duhur, reformat që janë miratuar në kuvend, janë hapa vigan dhe pozitiv për sistemin e drejtësisë, tash kërkojmë zbatim. Ne besojmë se reforma ekziston veç nëse zbatohet në terren.