Përditësimet e WhatsApp vazhdojnë. Pas publikimit të lajmit se mund të dërgoni mesazhe dhe kur nuk keni lidhje interneti, tashmë rrjeti më i madh i mesazheve fokusohet tek mesazhet që pendoheni që i keni nisur, apo i keni nisur gabim dhe doni t’i fshini.
Në versionin e tij Beta, pra jo përfundimtar, është tashmë funksioni që e fshin mesazhin nëse ai që i dërgohet nuk e ka parë ende. Për alternativë është e mundur të modifikosh edhe tekstin e mesazhit.
Kjo mënyrë është tashmë në formate të tilla si Telegram apo BBM e BlackBerry. Përveç kësaj WhatsApp do të fusë edhe “gjurmimin” e miqve, për të lehtësuar takimet apo eventet e personave në grup. Përdoruesit mund të zgjedhin të tregojnë vendndodhjen e tyre në kohë reale.