E ardhmja e Arsene Wenger në krye të stolit të Arsenalit është gjithnjë e më e paqartë.
Ndërkohë, i pyetur nëse mund të jetë ai pasardhësi i Wenger te “topçinjtë” e Londrës, kryegolashënuesi i të gjitha kohërave, Thierry Henry është shprehur tepër entuziast, madje ka theksuar se “do të ishte një ëndërr”. Aktualisht, Henry është pjesëtar i stafit teknik të Belgjikës.
“Do të ishte një ëndërr e bërë realitet për mua, por jam ende i impenjuar me Belgjikën. Nëse më intereson? Sigurisht, kush nuk do të donte të drejtonte Arsenalin?”, përfundon Henry.