Weber: Thaçi nuk ka synime të ndershme në dialog – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Weber: Thaçi nuk ka synime të ndershme në dialog

10:47 | 28/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Kur dhe si mund të rifillojë dialogu? Çfarë roli do të luajë administrata amerikane dhe BE-ja? Për DW flet eksperti gjerman për Ballkanin Perëndimor, Bodo Weber.

Nga Deutsche Welle

Deutsche Welle: Ministri i Jashtëm Federal dhe homologu i tij francez botuan javën e kaluar një artikull të përbashkët në shtypin e Kosovës dhe të Serbisë. A janë tani kushtet më të favorshme për vazhdimin e dialogut në krahasim me një vit më parë, kur dështoi samiti i Ballkanit Perëndimor, në Zyrën e Kancelares? 

Read more

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Bodo Weber: Së pari, nuk do të thoja që mini-samiti në Zyrën e Kancelares dështoi në prill të vitit të kaluar. Ai ishte i suksesshëm në dy mënyra: Së pari, sepse ua mori procesin nga dora atyre faktorëve politikë në perëndim që preferonin këmbimin e territoreve, dhe së dyti, ai bëri bashkë Parisin dhe Berlinin. Rrethanat e sotme janë edhe më të mira, edhe më disfavorizuese. Janë më të mira, sepse derisa iku zonja Mogherini dhe ekipi i saj, nisma e rrezikshme për shkëmbime territoresh vinte nga majat e institucioneve të BE-së në Bruksel. Ky minim i parimeve evropiane në negociatat Kosovë-Serbi, që vinte direkt nga BE-ja tashmë i përket së kaluarës që kur u emërua Mirosllav Lajçaku  si i Dërguar Special – edhe pse pasardhësi i Mogherinit, Borrell, për fat të keq, nuk ka dëshmuar ende se është një pasuri në rrugën e një marrëveshje përfundimtare të qëndrueshme. Por rrethanat janë edhe përkeqësuar, sepse tani përpjekjet e aktorëve qëndrorë, si Berlini, nuk sabotohen më nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, por nga një i dërguar special i Trump-it, (Richard Grenell, shën. i red.) dhe se disa aktorë të rëndësishëm të politikës i shfrytëzojnë për qëllimet e tyre këto veprime të administratës së Trumpit, të cilat janë të rrezikshme për të ardhmen e Kosovës si shtet i pavarur, demokratik dhe brenda kufijve ekzistues.

Kur ju thoni që Borrell fatkeqësisht nuk ka provuar të jetë një pasuri në rrugën e një marrëveshjeje përfundimtare të qëndrueshme, për çfarë e keni fjalën konkretisht? 

Bodo Weber: Për refuzimin e vazhdueshëm të Borrellit për t’u pozicionuar qartë në drejtim të një zgjidhjeje evropiane për një marrëveshje përfundimtare, d.m.th. kundër çdo ndryshimi kufijsh ose shkëmbimi territoresh, gjë që në në intervistën e tij më të fundit çoi në formulime keqkuptuese që lanë një përshtypje të gabuar në Kosovë dhe rajon, sikur ai ose BE-ja ishin të hapur  për një marrëveshje për shkëmbime territoresh – çka nuk është e vërtetë.

Ju i quani veprimet e administratës Trump “të rrezikshme”. Vetë kosovarët janë të ndarë në këtë çështje. Shumë syresh kanë më shumë besim te  SHBA-ja se te BE-ja. E kanë gabim? 

Bodo Weber: Nëse politikanët në Kosovë sot ankohen se e kanë humbur besimin te BE-ja, dhe kanë parasysh ish-përfaqësuesen e politikës së jashtme të BE-së, Mogherini, ata kanë plotësisht të drejtë. Por, nga ana tjetër, ishin vendet e BE-së, me në krye Gjermaninë, që e kundërshtuan marrëveshjen e shkëmbimit të territoreve në vitin 2018-19 – në fillim kundrejt zonjës Mogherini dhe më pas kundrejt administratës së Trumpit. Veprimet e tij, zoti Grenell nga njëra anë pengojnë përpjekjet e aktorëve të BE-së, nga ana tjetër, ai vijon me formatin e Mogherinit, negociata të fshehta me të dy presidentët. Mbështetja e Shteteve të Bashkuara dhe e shumicës së vendeve të BE-së për pavarësinë, në vitin 2008, nuk erdhi nga ndonjë simpati e veçantë për shqiptarët e Kosovës, por në shërbim të mbrojtjes së rendit  liberal botëror.  Politikat e administratës së sotme amerikane – edhe në Kosovë – për fat të keq nuk i shërbejnë më kësaj politike tradicionale amerikane të jashtme dhe të sigurisë. Por unë jam i sigurt që aktorët politikë në Kosovë, të cilët sot pohojnë publikisht se i besojnë më shumë SHBA-së, janë fare mirë të vetëdijshëm për këtë.

Nëse është kështu, si duhet kuptuar refuzimi i vazhdueshëm i presidentit të Kosovës, HashimThaçi, për negociata me pjesëmarrje të BE-së? 

Bodo Weber: Me deklaratën e tij se nuk është i gatshëm të zhvillojë bisedime me të dërguarin special të BE-së, Lajçak, por me Merkel dhe Macron, Presidenti Thaçi nënvizon edhe një herë se ai nuk ka synime të ndershme në dialogun me Vuçiçin. Së pari, nuk e vendos Presidenti Thaçi se kush do të udhëheqë negociatat e BE-së.  Pra, nëse Presidenti Thaçi nuk dëshiron të negociojë me BE-në për shkak të Z. Lajçak, ai duhet të refuzojë edhe të negociojë me Merkel dhe Macron – por  ai nuk guxon ta thotë këtë. Së dyti, vitin e kaluar Gjykata Kushtetuese vendosi se është kryeministri, e jo Presidenti, ai që udhëheq negociatat, kështu që Thaçi nuk është aspak i paanshëm në këtë çështje.  Së fundi, është interesante që zoti Thaçi nuk dëshiron të negociojë me z. Lajçak, sepse ai vjen nga një vend i BE-së, që nuk e njeh Kosovën  – i njëjti Lajçak, i cili ishte zyrtari i parë i Brukselit që u pozicionua qartë kundër shkëmbimit të territoreve, ndërsa z. Grenell dhe administrata amerikane vazhdimisht e shmangin pozicionimin e qartë kundër shkëmbimit të territoreve.

Si do të vijojë dialogu tash e tutje? Gjermania dhe Franca po bëjnë presion, por as Kosova dhe as Serbia nuk duken se janë të përgatitura për një dialog.

Bodo Weber: E vërtetë, si Kosova, e cila është në krizë qeveritare, ashtu edhe Serbia, e cila është në prag të zgjedhjeve parlamentare, nuk janë të gatshme të kthehen menjëherë në tryezën e bisedimeve. Por unë nuk e kuptova thirrjen e dy ministrave të jashtëm tekstualisht që palët të kthehen shpejt në tryezën e bisedimeve. Artikulli i tyre synonte të mbështeste rolin udhëheqës të BE-së dhe veprimet e përbashkëta franko-gjermane, në pritje të zgjidhjes së Gjykatës Kushtetuese për qeverinë e Kosovës. Artikulli ishte kryesisht një paralajmërim dhe refuzim i çdo përpjekjeje pas verës dhe para zgjedhjeve presidenciale, për të realizuar me dhunë një marrëveshje të shkëmbimit të territoreve. Paralajmërimi për “pseudo-zgjidhje të shpejta” por të rrezikshme dhe shpjegimi se përse nevojitet një marrëveshje e përgjithshme dhe qëndrueshme përbëjnë mbështetje të fuqishme të pretendimit të BE-së për të udhëhequr dialogun. Kjo mbështetje e përforcon edhe një here tezën, se me gjithë dobësimin e besimit te BE-ja,në këto tri vitet e fundit, zgjidhja e konfliktit me Serbinë, në rrethanat aktuale të politikës globale, mund të bëhet vetëm nën drejtimin e BE-së.

Ju keni shkruar dikur në një artikull, se beteja e fundit e kancelares Merkel do të jetë Ballkani.. A mendoni se ajo do t’ia dalë në këtë betejë? 

Bodo Weber: Unë jam i sigurt, se brenda mandatit të saj të mbetur, ajo do të jetë në gjendje ta largojë njëherë e përgjithmonë nga tryeza opsionin e rrezikshëm  e të gabuar të një marrëveshjeje për shkëmbim territoresh. Është më e vështirë të parashikohet se a do të nënshkruhet  një marrëveshje gjatë mandatit të saj. Por më e rëndësishme se marrëveshja është rifillimi i negociatave mbi bazën e  e kornizës fillestare të negociatave në kuadër të dialogut politik të vitit 2013. Ato  do t’i hapin rrugën një marrëveshjeje paqësore vërtet gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

 

Etiketa: Bodo WeberBrukseldeutsche welleeksperti gjerman për Ballkanin PerëndimorMinistri i Jashtëm FederalSamiti i Ballkanit Perëndimor

Të Lidhura

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

nga 27
22:42 | 23/04/2026
0

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të...

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

nga 27
22:18 | 23/04/2026
0

Kavajë/Informacion paraprak Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës, automjeti me drejtues shtetasin R....

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

nga 27
22:06 | 23/04/2026
0

Bashkimi Evropian po bën një gabim serioz duke mos u angazhuar drejtpërdrejt me udhëheqjen ruse për t’i dhënë fund luftës...

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

nga 27
21:26 | 23/04/2026
0

Dinamo është finaliste e Kupës së Shqipërisë. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Vllaznisë, dinamovitët fituan 0-1 në...

Para
Basha takon punonjësit e fasonerive në Fushë-Krujë: Shqiptarët po përballen me mungesën e ndihmës së qeverisë

Basha takon punonjësit e fasonerive në Fushë-Krujë: Shqiptarët po përballen me mungesën e ndihmës së qeverisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

22:42 | 23/04/2026
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

22:18 | 23/04/2026
Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

22:06 | 23/04/2026
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

21:26 | 23/04/2026
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –

21:18 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • “Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –
  • Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –
  • Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –
  • Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –
  • Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –
  • Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –
  • Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com