Vuçiç: Pres përgjigjen e BE-së për deklaratën e Osmanit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç: Pres përgjigjen e BE-së për deklaratën e Osmanit

15:27 | 29/10/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se vendi i tij pret përgjigjen e Bashkimit Evropian në lidhje me deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se Kushtetuta e Kosovës nuk do të ndryshohet për shkak të krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në një konferencë për gazetarë në Beograd, Vuçiç tha se kjo është çështje për BE-në.

“Nëse nuk duan ta ndryshojnë [Kushtetutën], atëherë e kemi kuptuar mesazhin e tyre. Do të presim përgjigjen e BE-së”, tha Vuçiç.

Read more

Polemika të shumta në “Old Trafford”, Manchester United favorizohet me VAR ndaj Nottinghamit –

Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO) –

Arsimi parauniversitar/ Ministria publikon datat e mësimit, pushimeve dhe provimeve –

Fitojnë Roma dhe Milan, ja cilët hyjnë në Champions League –

Ai shtoi se refuzimi i Prishtinës për të zbatuar atë që është zotuar me marrëveshjet e Brukselit “flet më shumë për të sesa për Beogradin”.

Osmani, duke folur më 26 tetor për televizionin lokal në Kosovë, Kanal 10, ka thënë se Kosova nuk do të lejojë zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin ashtu siç është nënshkruar në Bruksel, sepse, sipas saj, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka vlerësuar atë si jokushtetuese.

Në vitin 2013, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur marrëveshje për themelimin e Asociacionit.

Dy vjet më vonë, dy vendet kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e tij, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Osmani ka thënë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka lënë hapësirë që Asociacioni të formohet në nivel të një organizate joqeveritare.

Sipas saj, ideja e Asociacionit, siç e parashikon marrëveshja e arritur në Bruksel, do të krijonte ndarje.

Duke komentuar deklaratën e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se njohja reciproke do të ishte ideale për normalizim marrëdhëniesh midis Kosovës dhe Serbisë, Vuçiq tha se kjo nuk është një gjë e re, por është “politikë e SHBA-së tash e tre vjet”.

“Ne nuk kemi nevojë për njohjen e tyre, nuk e di se çfarë do të ndodhë me ne. Ne jemi të njohur nga të gjithë”, tha Vuçiç.

Gabriel ka thënë të enjten se SHBA-ja e mbështet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja, duke e cilësuar atë si mënyrën më të mirë për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Vuçiq vlerësoi se SHBA-ja nuk do të ndryshojë qëndrim për çështjen e Kosovës, në pavarësinë e së cilës, sipas tij, ka investuar shumë./REL

Etiketa: Aleksandar VucicPresidenti i Serbise

Të Lidhura

Polemika të shumta në “Old Trafford”, Manchester United favorizohet me VAR ndaj Nottinghamit –

Polemika të shumta në “Old Trafford”, Manchester United favorizohet me VAR ndaj Nottinghamit –

nga 27
16:56 | 17/05/2026
0

Manchester United e mbylli sezonin në “Old Trafford” me fitore 3-2 ndaj Nottingham Forest, duke siguruar vendin e tretë në...

Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO) –

Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO) –

nga 27
16:30 | 17/05/2026
0

Një tjetër rast i rrezikshëm i drejtimit të mjetit në gjendje të dehur u regjistrua në Durrës, mbrëmjen e së...

Arsimi parauniversitar/ Ministria publikon datat e mësimit, pushimeve dhe provimeve –

Arsimi parauniversitar/ Ministria publikon datat e mësimit, pushimeve dhe provimeve –

nga 27
16:08 | 17/05/2026
0

Ministria e Arsimit shpalli datën 14 shtator 2026 si nisje të vitit të ri akademik 2025-2026. Ajo ka publikuar datat...

Fitojnë Roma dhe Milan, ja cilët hyjnë në Champions League –

Fitojnë Roma dhe Milan, ja cilët hyjnë në Champions League –

nga 27
15:52 | 17/05/2026
0

Emocione dhe spektakël në javën e parafundit të Serie A. Roma fiton 2-0 ndaj Lazios në derbi, duke shkuar kështu...

Para
“Je tradhtar!”/ Dosja e Hagës kundër Thaçit: Torturuat në Kukës në një ish-fabrikë metali

Hagë, fillon seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Polemika të shumta në “Old Trafford”, Manchester United favorizohet me VAR ndaj Nottinghamit –

Polemika të shumta në “Old Trafford”, Manchester United favorizohet me VAR ndaj Nottinghamit –

16:56 | 17/05/2026
Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO) –

Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO) –

16:30 | 17/05/2026
Arsimi parauniversitar/ Ministria publikon datat e mësimit, pushimeve dhe provimeve –

Arsimi parauniversitar/ Ministria publikon datat e mësimit, pushimeve dhe provimeve –

16:08 | 17/05/2026
Fitojnë Roma dhe Milan, ja cilët hyjnë në Champions League –

Fitojnë Roma dhe Milan, ja cilët hyjnë në Champions League –

15:52 | 17/05/2026
Fiorentina mposht Juventusin në “Allianz Stadium” dhe e nxjerr jashtë Champions-it –

Fiorentina mposht Juventusin në “Allianz Stadium” dhe e nxjerr jashtë Champions-it –

15:36 | 17/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Polemika të shumta në “Old Trafford”, Manchester United favorizohet me VAR ndaj Nottinghamit –
  • Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO) –
  • Arsimi parauniversitar/ Ministria publikon datat e mësimit, pushimeve dhe provimeve –
  • Fitojnë Roma dhe Milan, ja cilët hyjnë në Champions League –
  • Fiorentina mposht Juventusin në “Allianz Stadium” dhe e nxjerr jashtë Champions-it –
  • Gjuha shqipe, e rrënjosur në identitetin tonë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Polemika të shumta në “Old Trafford”, Manchester United favorizohet me VAR ndaj Nottinghamit –
  • Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com