Vuçiç kundërshton paralajmërimin e KFOR-it: Po i ndihmoni shqiptarët që të shtypin serbët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç kundërshton paralajmërimin e KFOR-it: Po i ndihmoni shqiptarët që të shtypin serbët

23:22 | 24/08/2022
në Kosove Rajon
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se në dy-tri ditët e ardhshme ai do t’i dërgojë një letër misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, lidhur me njoftimin nga ky mision që tha se nuk do të lejojë ngritje të barrikadave në veri të Kosovës.

“Qëllimi juaj duhet të jetë mbrojtja e popullatës serbe, ata janë minoritet. Pse po i ndihmoni shqiptarët që të shtypin këtë minoritet. Pse, së bashku me shqiptarët po keqtrajtoni serbët, a është detyra juaj apo jo që të ndihmoni serbët”, tha Vuçiç më 24 gusht në Beograd gjatë një takimi të partisë së tij në pushtet, Partisë Përparimtare Serbe.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári, tha për televizionin publik të Kosovës më 23 gusht se situata në veri të Kosovës është e qetë dhe se forcat ndërkombëtare më nuk do të lejojnë vendosjen e barrikadave.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Më herët, nga ky mision ka paralajmëruar se është i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë.

Vuçiç sqaroi se ai do t’ia dërgojë letrën KFOR-it pas të zhvillojë bisedime me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Ata do të takohen në Beograd me zyrtarët serbë më 25 gusht.

Presidenti serb shtoi se ai e interpreton ndryshe rolin e KFOR-it dhe NATO-s. Sipas tij, kriza nuk mund të të zgjidhet në këtë mënyrë, por vetëm përmes bisedimeve politike.

Vuçiç po ashtu falënderoi ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, për deklaratat e bëra një ditë më parë, kur diplomati amerikan tha se në rundin e fundit të dialogut në Bruksel, Serbia kishte shkuar e përgatitur, ndërkaq palët e tjera jo.

Sipas kreut të Serbisë, këto deklarata nuk nënkuptojnë se do të ketë ndryshme të mëdha të politikës amerikane ndaj Kosovës, teksa Uashingtoni ishte ndër të parët që njohu pavarësinë e Kosovës më 2008.

“Amerikanët janë fuqi e madhe, superfuqi, dhe ata nuk ndryshojnë politikat e tyre për shkak të Serbisë së vogël. Vuçiç nuk mund t’ua ndryshojë politikën, por mundem të tregoj respekt ndaj tyre, por edhe përmes respektit ndaj shtetit tonë, që mund të jemi ‘kompromis’ që të paktën të mos krijojmë probleme ditore, por të jemi të arsyeshëm”, tha Vuçiç.

Escobar dhe Lajçak gjatë 24 gushtit kanë zhvilluar takime në Prishtinë me krerët institucionalë dhe liderët e partive opozitare. Ata thanë se qëllimi i vizitës së tyre është që të evitohet përsëritja e përshkallëzimit të situatës më 1 shtator. Po ashtu, zyrtarët perëndimorë thanë se presin që Kosova dhe Serbia të paraqesin propozime konkrete për zgjidhjen e çështjeve të targave dhe dokumenteve serbe.

Vendimet e Qeverisë së Kosovës për këto dy çështje nxitën serbët që më 31 korrik dhe 1 gusht të bllokonin rrugët në veri të Kosovës. Pas heqjes së barrikadave, Qeveria u zotua se do të shtyjë zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator.


Qeveria e Kosovës ka argumentuar se të gjitha makinat me targa të lëshuara nga Serbia me akronime të qyteteve të Kosovës, duhet të riregjistrohen në RKS – Republika e Kosovës. Por, Serbia ka kërkuar që të përdoren targa KS, që janë neutrale ndaj pavarësisë së Kosovës.

Ndërkaq, Prishtina dëshiron po ashtu që të gjithë shtetasit e Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës, të pajisen me dokument për hyrje/dalje, sikurse pajisen shtetasit kosovar kur hyjnë në Serbi.

Kosova ka propozuar që të hiqet krejtësisht dorë nga lëshimi i këtyre dokumenteve, nëse Serbia vepron njësoj. Për lëshimin e dokumenteve për hyrje/dalje, palët kishin arritur marrëveshje vite më parë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja./REL/

Etiketa: Aleksandër VuçiçkforparalajmëronserbetShqiptarët

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Plane për plazh gjatë fundjavës, ja çfarë surprizash rezervon moti

Mos dilni pa çadra sot, njihuni me parashikimin e motit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com