Presidenti serb Aleksandër Vuçiç hyri në Kosovë sot rreth orës 14.15 përmes vendkalimit kufitar Brnjak në komunën e Zubin Potokut, e cila është pika e parë e vizitës së tij dyditore në Kosovë, ku përfshihet edhe vizita në liqenin e Ujmanit.
“Jam i lumtur që jam këtu, ndihem i mrekulluar. Serbët do të dëgjojnë fjalë që ndoshta nuk do t’u pëlqejnë, por gjithsesi do ta dëgjojnë të vërtetën”, tha Vuçiç.
Vuçiç u ndal për t’i thënë këto fjalë kur vizitoi Qendrën për Ekologji dhe Zhvillim të Sportit dhe Qendrën e Kryqit të Kuq në Zubin Potok.
“Këto janë objekte që janë ndërtuar nga paratë e qytetarëve të Serbisë dhe do të përdoren nga të rinjtë e këtij rajoni”, deklaroi ai.