Dënohet me 34 vite burg në Itali, Alfred Kurtulaj shqiptari që akuzohet për vrasjen e një personi, rival në trafikun e drogës. Sipas medieve italiane, shqiptari u dënua fillimisht më 23 shkurt të vitit 2014, për vrasjen e Peter Mannisi, 62-vjeç, nga Kalabria. Bashkë me të është dënuar edhe një tjetër shqiptar i quajtur Besar Berçaj, 30-vjeçar.
Shqiptari i njohur shkurt si Fredi, ishte një nga bosët e shpërndarjes së drogës në Milano dhe vrasjen me dy plumba në kokë e kreu për shkak të pazareve të drogës.
Hetimet ndaj grupit erdhën pas trafikut të një sasie prej 31 kg marijuanë e ardhur nga Shqipëria më 13 dhjetor të vitit 2013.
Një vit më vonë, pas një operacioni të dytë u sekuestruan 46 kg kokainë, 189 kg marijuanë dhe 5 kg heroinë si dhe u sekuestruan 9 autovetura. Në atë kohë u lëshuan edhe 7 urdhërarreste.