Një ngjarje e rëndë u shënua në Shkodër, ku vëllai Fabian Vuka vrau të motrën, shtetasen Diana Vuka.
Në lidhje me rastin, ka folur shoqja e viktimës, Diana Vuka, shtetasja Rajmonda Sokoli deklaroi se motra e ndihmonte të vëllain, duke i dërguar 300 euro në muaj.
“Diana kishte ardhur me pushime nga Gjermania. Nuk përgjigjej që të premten. Diana i dërgonte vëllait 300 euro në muaj. Më tha “të premten mos hajde te shtëpia ime se kam njerëz”. Diana ka qenë një njeri shumë i mirë dhe e ka ndihmuar të vëllanë, por ai i mori jetën”, deklaroi shoqja e viktimës.