Zbardhet ngjarja në Durrës: I humbi paratë në bixhoz, menaxheri organizon grabitjen e karburantit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet ngjarja në Durrës: I humbi paratë në bixhoz, menaxheri organizon grabitjen e karburantit

10:32 | 07/06/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Policia ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Durrës, ku u raportua për grabitje të një karburanti në Fllakë. Raportohet se grabitja është stimuluar nga menaxheri i firmës me qëllim justifikimin e shumave të mëdha të parave të xhirove ditore që i kishte humbur duke luajtur lojëra fati.

Në pranga ka rënë edhe pronari i lokalit që ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, ku menaxheri i karburantit kishte humbur lekët duke luajtur lojëra fati.

Të arrestuarit janë Gert Farruku, 23 vjeç, menaxheri i karburantit;  Arsid Haxhija, 22 vjeç, pronari i lokalit që organizonte lotari të palejuara, ku dyshohet se shtetasi Gert Farruku ka humbur shuma të mëdha parash duke luajtur loto.

Read more

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

Nga hetimet e kryera dhe mbledhja e të gjitha provave procedurale është konstatuar se në momentin e vjedhjes një person i maskuar ka zbritur nga një mjet dhe i ka vjedhur me dhunë xhiron ditore shtetasit  23-vjeçarit, menaxheri i kompanisë. Në vijim të hetimeve ka rezultuar se Farruku për një periudhë 2-mujore ka vjedhur sistematikisht kompaninë ku ai punon duke deklaruar shuma më të vogla se fitimi.  Shumën e lekëve të përfituara nga mosdeklarimi, i riu e ka luajtur në lotari të palejuara.

Njoftimi i plotë:

Policia zbardh në kohë rekord vjedhjen me dhunë të kryer ditën e djeshme në një karburant në autostradën Tiranë – Durrës.

Vihet në pranga menaxheri i firmës, i cili kishte simuluar ngjarjen me qëllim justifikimin e shumave të mëdha të parave të xhirove ditore që i kishte humbur duke luajtur lojëra fati.

Gjithashtu vihet në pranga edhe pronari i lokalit që ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, ku menaxheri i karburantit kishte humbur lekët duke luajtur lojëra fati.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mëngjesin e datës 06.06.2021, në një karburant, ku u vodh me dhunë një shumë e madhe parash,  organizuan punën për zbardhjen e  ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpjeta hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, brenda një kohe të shkurtër u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes.

Në bazë të provave të grumbulluara u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve  G. F., 23 vjeç dhe A. H., 22 vjeç.

Nga hetimet e kryera dhe mbledhja e të gjitha provave procedurale është konstatuar se në momentin e vjedhjes një person i maskuar ka zbritur nga një mjet dhe i ka vjedhur me dhunë xhiron ditore shtetasit –G. F., 23 vjeç, menaxheri i kompanisë.

Në vijim të hetimeve ka rezultuar se shtetasi G. F., për një periudhë 2-mujore ka vjedhur sistematikisht kompaninë ku ai punon duke deklaruar shuma më të vogla se fitimi.  Shumën e lekëve të përfituara nga mosdeklarimi, ky shtetas e ka luajtur në lotari të palejuara në lokalin e shtetasit A. H., i cili ka përfituar shuma të mëdha parash nga shtetasi G. F.

Menaxheri i firmës, shtetasi G. F. dyshohet se e ka organizuar vjedhjen për të larë  borxhet që ka patur në loto.

Nga ana e grupit hetimor vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” në ngarkim të shtetasit G. F., dhe “Organizimi i lotarive të palejuara” në ngarkim të shtetasit A. H.

Etiketa: ngjarja në Durrës

Të Lidhura

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

nga 27
15:56 | 02/06/2026
0

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet. Autori ka ndjekur një...

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

nga 27
15:28 | 02/06/2026
0

Irani ende nuk i është përgjigjur një marrëveshjeje përfundimtare të propozuar me SHBA-në, që synon t’i japë fund konfliktit. Kështu,...

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

nga 27
15:06 | 02/06/2026
0

Sulmet e reja izraelite në Liban kanë vrarë të paktën tetë persona, përfshirë një dentist dhe dy fëmijët e tij,...

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

nga 27
14:46 | 02/06/2026
0

Një operacion i gjerë policor po zhvillohet në qytetin Rendsburg, në landin Schleswig-Holstein të Gjermanisë, pasi një burrë i armatosur...

Para
Tiranë/ Sherr me thika, plagoset 28-vjeçari

Sherr në Astir, plagoset me thikë një 37-vjeçar, policia në kërkim të autorëve

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

15:56 | 02/06/2026
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

15:28 | 02/06/2026
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

15:06 | 02/06/2026
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

14:46 | 02/06/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord –

14:22 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –
  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –
  • Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –
  • Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –
  • OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord –
  • Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –
  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com