Janë liruar nga burgu dy personat e dyshuar për vrasjen e Indrit Ndojit në Fushë Krujë, ngjarje e ndodhur nga fundi i vitit 2022.
Gjyqtarja e gjykatës së Krujës Konstandina Kuro pranoi kërkesën e prokurorisë për zëvendësim të masës së sigurisë nga “arrest me burg” në detyrim paraqitje” ndaj 2 vëllezërve Sajmir e Landi Miri.
Dy vëllezërit u arrestuan disa ditë pasi trupi i 34-vjeçarit u gjet i pajetë buzë një kanali pranë shtëpisë së prindërve të tij në Fushë-Krujë. Sipas autopsisë, i riu humbur jetën nga gjakderdhja pasi u godit me kaçavidë në kofshë.
Trupi i pajetë i viktimës u gjet më 21 tetor 2022 në një kanal nga familjarët e tij teksa po shkonin në punë. Indrit Ndoj ishte i njohur për uniformat blu si përdorues droge po ashtu në shtator të 2021 ai është arrestuar për trafik të qenieve njerëzore, pasi është kapur duke trafikuar 19 sirianë drejt Kosovës.