“Votoni për Ramën, atë e do edhe Zherar Depardjë” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Votoni për Ramën, atë e do edhe Zherar Depardjë”

18:18 | 02/10/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Nga Andi Bushati

Mbrëmë, me shpejtësinë e përhapjes së një virusi në mjedis të mbyllur, u shpërnda në mediat proqeveritare dhe jo vetëm, një lajm sensacional. Për kryemisnistrin tonë artist dhe vizionar, paskësh folur në një nga revistat më të mëdha në Francë, “Le Point”, aktori i stërnjohur, Zherar Depardjë.

Titujt në shqip vërshuan në mënyrë të pabesueshme: “Depardjë injoron Makronin dhe pëlqen Ramën”, “Rama është një tip për së mbari”, “I pëlqej vizatimet e tij me njolla”, “Rama ngjan me Malkovich”.

I nxitur nga kjo bujë e madhe që lideri artist i vendit tim paskësh shkaktuar në mediat franceze, vendosa ta shpenzoj 1 euro për të blerë versionin elektronik të së përjavshmes së sapodalë.

Po, ishte e vërtetë, në një intervistë që zinte 7 faqe dhe që kishte zgjatur dy orë e gjysëm, aktori e kishte përmendur kryeministrin shqiptar dy herë. Madje aq peshë i kishte kushtuar gazetari këtij episodi, sa kur sqaronte takimin e Ramës me Depardjënë në kryeministri, në Tiranë, ngatërronte Ramush Haradinajn me Albin Kurtin, si dëshmitar në prezantimin e tyre.

Por kjo kishte pak rëndësi.

Ajo që të binte menjëherë në sy, ishte shproporcioni i vendit që ky episod zinte në intervistën që i kushtohej librit të fundit të aktorit, shijeve të tij kontroverse dhe kontestimeve të tij kundër masave izoluese që politikanët ndërmorën gjatë pandemisë, në raport me bujën që atij iu bë në Tiranë.

Por, edhe deri këtu mund të quhet e pranueshme. Me inferioritetin e provincialit, që i duket se legjitimohet në rrethin e të mëdhenjve, mediat tona i shndërrojnë shpesh në eveniment një foto apo një togfjalësh që të singjashmet e tyre botërore,  i rezervojnë një futbollisti, një shkrimtari, apo një sopranoje nga Shqipëria.

Pra, ky kompleks lokal, prej të cilit, duhet pranuar, se nuk ka përfituar vetëm Edi Rama, ishte mëkati më i vogël i mënyrës pompoze me të cilën fjalët e Depardjësë u përcollën në Tiranë.

Thelbi i kësaj fushate manipulative, që donte të tregonte se ka aktorë me famë ndërkombëtare që vlerësojnë kryeministrin e Shqipërisë më shumë se presidentin e Francës (njësoj si ai sondazhi i Report TV ku Rama dilte lideri botëror më i dashur për italianët), që donte ta paraqiste atë si një artist të pranuar në rrethet e të singjashmëve të tij europianë, kishte një tjetër problem.

A përbënin një ngjarje për t’u mburur deklaratat e Depardjësë? A ishin ato një stoli më shumë për gjoksin e mbushur me dekorata të Ramës? A shërbenin ato për sublimimin e tij në sytë e popullit që qeveris?

Boll të bësh një kërkim të shpejtë në google, për ta kuptuar se mes roleve të mrekullueshme që përgatit dhe 12 shisheve verë që rrëkëllen brenda ditës, Depardjë nuk ka lënë satrap të kësaj bote pa lavdëruar. Ai nuk është vetëm miku i Putinit, të cilit i mori pashaportën ruse dhe të cilit i lavdëron meritat e sistemit demokratik që ka ngritur. Përtej kësaj ane që i njihet botërisht, aktori francez ka bërë bujë edhe me odet që i ka thurur diktatorit bjellorus, Lukashenko, me të cilin pozon duke korrur bar dhe filmohet duke thënë se e ka bërë vendin e tij një Zvicër të dytë.  Në mediat franceze ai përmendet shpesh, si i ftuari i Kim Jong-unit në kremtimet e shtatëdhjetë vjetorit të diktaturës më të egër në botë, si shoku i tiranit çeçen Ramazan Kadirov, që shfaros homoseksualët në vendin e tij, si njeriu që nuk pyet për viktimat politike të regjimit kuban, duke u justifikuar se nuk e ka lënë pa bukë popullin e vet, si ai që në 1998 bëri thirje publike që sllovakët të votonin autokratin e tyre Vladimir Meçiar.

Për të gjitha këto, Depardjë ka marrë në mediat franceze epitetin: “miku i diktatorëve”.

Por, ky nuk duhet të përbejë domosdoshmërisht një paragjykim. Në kontroversialitetin e tij ai është i lirë të krijojë miqësitë që do dhe vendet që pëlqen. Sot duhet të jesh tejet ekzigjent për të gjykuar zgjedhjet e Oliver Stoun për të qenë i afërt me Putinin, momentin maoist të Sartrit dhe Simon dë Bovuarit, apo vllazërinë e Gabriel Garsia Markezit me Fidel Kastron.

Por, sado laksist të tregohesh me preferencat e tyre politike apo private, askush, po askush në botën perendimore nuk i përdor ato për të retushuar profilin e diktatorëve që kanë kryqëzuar fatet me ta.

Kjo është vija e madhe ndarëse, kufiri që konsiderohet i pakapërcyeshëm.

Por, për servilizmin uluritës dhe superficialitetin proverbial të mediave të Tiranës, ky hendek nuk ekziston. E vërteta e tyre është më e thjeshtë: një i madh nga bota ka lavdëruar të madhin e provincës sonë. Dhe kaq mjafton që një paragraf të humbur mes një interviste lumë, një togfjalësh të lëshuar pa vrarë mendjen, ta kthesh në eveniment kombëtar.

Sepse mesazhi që duhet dhënë është: kush jeni ju që nuk pëlqeni atë që ka ngritur në qiell edhe heroi i “Asteriksi dhe Obeliksi”?

Pse duhet të besoni vetëm gazetën Le Monde që e quajti barbar pas shembjes së teatrit, dhe mos shikoni ç’thotë një aktor i madh në Le Point?

Dhe për ta injektuar atë në trutë e çoroditur të turmave, nuk ka rëndësi të shpjegohet se ç’përfaqëson Depardjë, se ai ka lartësuar në shumë raste vlera tejet të kundërta me ato mbi të cilat idhtarët e Ramës kanë ngritur kultin e idhullit të tyre, se ai thjeshtë ka promovuar shumë prej udhëheqësve më maskarenj të botës.

Të gjitha këto janë shumë më komplekse sesa i duhen makinerisë thjeshtëzuese ta propagandës. Asaj i mjafton asocacioni mes dy të famshmëve, pa u merakosur se në listën e tij të gjatë, Xherar Depardjë shtoi edhe një autokrat më shumë.

Etiketa: aktori i stërnjohurAndi BushatibarbarFranceZherar Depardjë

Të Lidhura

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

nga 27
10:00 | 05/06/2026
0

Gazeta ekonomike ndërkombëtare, Financial Times i ka bërë jehonë protestave në vend. Gazeta shkruan se, projekti turistik luksoz prej 4...

Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

nga 27
09:48 | 05/06/2026
0

Një person është plagosur me thikë në Sarandë në rrethana të paqarta. Albert Çobani 51 vjeç, është sjellë i plagosur...

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

nga 27
09:22 | 05/06/2026
0

Banoret e një pallati në zonën e Currilas, Durrës, janë zgjuar në panik mëngjesin e sotëm pas rrëshqitjes së dheut...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
09:06 | 05/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Para
Jo vetëm për të ëmbëlsuar, ku mund ta përdorni tjetër sheqerin

Jo vetëm për të ëmbëlsuar, ku mund ta përdorni tjetër sheqerin

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

10:00 | 05/06/2026
Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

09:48 | 05/06/2026
Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

09:22 | 05/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

09:06 | 05/06/2026
Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

08:46 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –
  • Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –
  • Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –
  • Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve
  • Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –
  • Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com