VOA: Shqipëria ashpërson masat kufizuese pas rritjes me shpejtësi të rasteve të reja me COVID-19 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VOA: Shqipëria ashpërson masat kufizuese pas rritjes me shpejtësi të rasteve të reja me COVID-19

08:59 | 11/02/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Në Shqipëri, rritja me shpejtësi e rasteve të reja me COVID-19 dhe dyshimet po ashtu të forta për qarkullimin e varianteve të reja të virusit, çoi autoritetet që, siç dhe ishte paralajmëruar, të ashpërsojnë masat kufizuese.

Në përfundim të mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se duke nisur nga nesër zgjerohet orari i ndalim-qarkulllimit nga ora 22.00-06.00 që është aktualisht në 20.00-06.00.

Po ashtu, në të paktën 10 bashki të vendit, ku është vërejtur një përhapje më e gjerë e virusit, mësimi në shkollat e mesme do të zhvillohet online. Sa i takon Universiteteve të cilat që në nisje të sezonit zhvillojnë mësimet në distancë “sezoni i provimeve do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të Ministrisë së Arsimit, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid”.

Read more

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion –

Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave –

Xhoana Nano kapet “mat” ne Tirane pas vdekjes se Fatos Nanos. Dalin foto e video. Ja cfare po bente –

Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha –

Masat e reja do të jenë në fuqi për të paktën dy javë, periudhë të cilën ministrja Manastirliu e cilësoi “vendimtare. Janë vetëm dy javë dhe nga gjithësecili kërkohet një sakrificë. Janë dy javë kur zinxhirit të infeksionit duhet t’i vëmë përballë zinxhirin e solidaritetit mes nesh. Mes qytetarëve dhe autoriteteve shëndetësore.

 

 

Zbatimi i masave në dy javët e ardhshme, do të vendosë nëse do të kemi shtrëngim të mëtejshëm të tyre, apo do të kemi lehtësim”, deklaroi zonja Manastirliu duke theksuar se “nuk do të ketë tolerance për moszbatimin e masave dhe protokolleve antiCOVID. Task Forca AntiCOVID do të jetë 24 orë në terren për të monitoruar zbatimin e masave, në çdo cep të vendit.”

Në javën e fundit, rastet e reja janë rritur me gati 25 përqind. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albania Fico bëri të ditur se “mesatarja e rasteve ditore në javën e fundit, krahasuar me atë pararendëse është rritur nga 836 në 1030 dhe pozitiviteti është rritur pavarësisht numrit të shtuar të testimeve. Përveç rritjes në grupmoshat 45-64 vjeç që dominojnë rastet e konfirmuara, një rritje ka dhe për moshat 15-24 dhe 25-34 vjeç. Ky element dhe shpejtësia me të cilat po përhapet infeksioni dhe sinjalet që kemi nga laboratori ynë i Shëndetit Publik përbëjnë dyshim për qarkullimin e rasteve mutante”.

Dyshimet janë si për variantin anglez ashtu dhe për atë afrikano-jugor. Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se pritet shumë shpejt përgjigja për 50 mostra të dërguara në një laborator reference në Londër.

Rritja e rasteve të konfirmuara është shoqëruar dhe me një shtim të pacientëve që marrin trajtim mjekësor në spitalet COVID. Drejtoresha e Spitalit Infektiv (COVID 1) Najada Çomo, tha se problematik, është fakti që mes të shtruarve është “rritur numri i moshave të reja, por jo vetëm, kemi forma të rënda të moshave të reja, shoqëruar dhe me humbje jete”. Dhe bëhet fjalë për mosha të reja të cilat nuk kanë patur sëmundje të tjera shoqëruese.

Shifra të larta dhe në 24 orët e fundit
Edhe të dhënat e 24 orëve të fundit konfirmojnë situatën shqetësuese të përhapjes së Koronavirusit. Janë 1143 rastet e reja. Një shifër më e ulët se një ditë më parë, por që duket se i dedikohet një niveli më të ulët testimesh, duke qenë se pozitiviteti shënoi një rritje, duke u ngjitur në kuotën e 27.9 përqind, më e lartë se një ditë më parë, dhe mbi 2 pikë përqindje krahasuar me mesataren e javës së fundit (2-8 Shkurt). Pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe rasteve të konfirmuara) është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Të prekurit rishtaz rezultojnë të jenë nga 51 bashki të vendit: 453 raste në Tiranë, 110 raste në Vlorë, 58 raste në Kuçovë, 57 raste në Fier, 35 raste në Sarandë, 34 raste në Shkodër, Berat , 27 raste në Durrës, Korçë, 26 raste në Elbasan, 24 raste në Lushnje, 22 raste në Mallakastër, 20 raste në Kukës, 19 raste në Kurbin, 15 raste në Pogradec, 14 raste në Malësi e Madhe, 13 raste në Gramsh, Skrapar, 11 raste në Kavajë, 10 raste në Lezhë, Kamez, 8 raste në Mirditë, Gjirokastër, Bulqize, Patos, 7 raste në Vau i Dejës, Peqin, 6 raste në Dibër, Kolonjë, 5 raste në Has, Librazhd, Përmet, 4 raste në Tepelenë, 3 raste në Devoll, Mat, Divjakë, Himarë, Maliq, 2 raste në Pukë, Ura Vajgurore, Memaliaj, Finiq, Vorë, Libohovë, dhe 1 rast në Krujë, Rrogozhinë, Tropojë, Delvine, Belsh, Cerrik, Poliçan.

Në 24 orët e fundit edhe numri I viktimave ka qenë sërish i lartë, me 15 persona që kanë humbur jetën në spitalet COVID: 8 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Patosi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 53 -94 vjeç.

Në rritje kanë vijuar dhe shtrimet si dhe pacientët në gjendje të rëndë. Në të 4 spitalet COVID deri pasditen e së mërkurës gjendeshin 483 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar./VOA/

Etiketa: 4 spitalet COVIDMinistrja e ShëndetesisëOgerta Manastirliurritja e rasteve të reja me COVID-19Shqiperi

Të Lidhura

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion –

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion –

nga 27
22:56 | 08/02/2026
0

Barazim spektakolar 2-2 mes Juventusit dhe Lazios në Torino. Pjesa e parë u mbyll me një gol të Pedros, në...

Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave –

Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave –

nga 27
21:48 | 08/02/2026
0

Lautaro Martinez është pjesë e historisë së Interit. Sulmuesi argjentinas me golin e shënuar në fitoren 5-0 të skuadrës së...

Xhoana Nano kapet “mat” ne Tirane pas vdekjes se Fatos Nanos. Dalin foto e video. Ja cfare po bente –

Xhoana Nano kapet “mat” ne Tirane pas vdekjes se Fatos Nanos. Dalin foto e video. Ja cfare po bente –

nga 27
21:08 | 08/02/2026
0

Xhoana Nano është shfaqur në Tiranë për herë të parë pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos. E veja duket...

Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha –

Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha –

nga 27
20:36 | 08/02/2026
0

Ish-presidenti Ilir Meta, ka dënuar sulmin ndaj avokatit të tij Kujtim Cakran. Meta ka bërë thirrje që autorët të identifikohen...

Para
Basha zbulon planin: Turizmi është një nga bazat e ekonomisë tonë

Basha: Më 25 prill Rama do të humbë dhe do të fitojë Shqipëria

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion –

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion –

22:56 | 08/02/2026
Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave –

Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave –

21:48 | 08/02/2026
Xhoana Nano kapet “mat” ne Tirane pas vdekjes se Fatos Nanos. Dalin foto e video. Ja cfare po bente –

Xhoana Nano kapet “mat” ne Tirane pas vdekjes se Fatos Nanos. Dalin foto e video. Ja cfare po bente –

21:08 | 08/02/2026
Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha –

Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha –

20:36 | 08/02/2026
Një supergol dhe kartoni i kuq, Szoboszlai luftëtar i vetmuar në Anfield –

Një supergol dhe kartoni i kuq, Szoboszlai luftëtar i vetmuar në Anfield –

20:18 | 08/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion –
  • Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave –
  • Xhoana Nano kapet “mat” ne Tirane pas vdekjes se Fatos Nanos. Dalin foto e video. Ja cfare po bente –
  • Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha –
  • Një supergol dhe kartoni i kuq, Szoboszlai luftëtar i vetmuar në Anfield –
  • (VIDEO) Lecce fiton me Ramadanin në fushë, i largohet zonës së ftohtë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion –
  • Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com