VOA: Gazetarët e RTV ORA, të tronditur dhe stresuar nga prania policore – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VOA: Gazetarët e RTV ORA, të tronditur dhe stresuar nga prania policore

11:30 | 05/08/2020
në Kryesore
0

Në Tiranë, Agjencia e Pasurive të Sekuestruara mori dje dhe sot nën administrim pasuritë e sipërmarrësit Ylli Ndroqi, i dyshuar për veprimtari kriminale.

Sipas vendimit të Gjykatës dhe kërkesës së SPAK-ut, për këto prona është caktuar një administrator nga Agjencia dhe po merret në shqyrtim dokumentacioni i një serie pronash të tij. Mes këtyre pronave është edhe Radio-Televizioni ORA.

Gazetarët e Radio-Televizionit ORA dhe komuniteti i gazetarëve shprehën shqetësim për praninë e një numri të pazakontë forcash policore në mjediset e televizionit.

Read more

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Edhe sot, një ditë pas zbarkimit të policëve me armë automatike, maska dhe helmeta pranë Radio-Televizionit Ora, gazetarët dhe punonjësit e tjerë të teknikës ende nuk e kishin marrë veten nga stresi i atyre pamjeve, ndonëse po mundohen të kthehen në punën e përditshme.

Disa prej tyre pohuan se kanë raportuar shpesh për veprimtaritë e policisë, por asnjëherë në karrierën e tyre nuk e kishin parë veten të rrethuar nga forca speciale të rendit publik në një redaksi lajmesh, e krijuar pjesa më e madhe me reporterë të rinj dhe e vendosur në një park të qetë e të gjelbëruar në periferi të kryeqytetit.

Mbledhja e mëngjesit në redaksinë e lajmeve, në dukje rutinore dhe e përditshme, mbarte sot shumë tension, pasiguri dhe autocensurë pas pranisë së policisë dje në RTV Ora.

“Dje rreth mesditës forca të shumta policie me maska, kapuç?ë, me armatime të rënda dhe disa automjete mbërritën në mjediset e Ora News, ku me një terror të fortë mund të themi kanë krijuar edhe panik mes gazetarëve, stfati teknik si dhe të ftuarve në studio të ndryshme. Kjo është një situatë e padëgjuar më parë, që forca kaq të shumta të armatosura me armë moderne të mësyjnë një televizion, ku nuk ka asnjë skenë krimi, ku nuk ka ndodhur ndonjë vrasje, por këtu ka punonjës të cilët mjetet e vetme kanë mendimin dhe fjalën” – tha drejtori i departamentit të lajmeve në Tv Ora, Brahim Shima.

Policia shkoi dje pranë RTV Ora për të shoqëruar inspektorët e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe zyrtarë të policisë gjyqësore për të zbatuar vendimin e gjykatës pas kërkesës së SPAK-ut për të sekuestruar pasuritë e sipërmarrësit Ylli Ndroqi.

Gjykata pranoi kërkesën nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, për vënien nën sekuestro të pasurive të sipërmarrësit Ylli Ndroqi, i dyshuar të jetë përfshirë në të kaluarën në trafik droge. Sipas njoftimit zyrtar, në gushtin e vitit 1998 Ylli Ndroqi u arrestua në Turqi si pjesë e një grupi të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, së bashku me 6 persona të tjerë. Po sipas SPAK-ut, Interpol Roma/Itali konfirmoi se në vitin 2004 Ylli Ndroqi ishte organizator i trafikimitt të drogës për një grup kriminal, ndaj është arrestuar në shkurt 2015, bazuar në urdhër arrestin e vitit 2006 nga Prokuroria e Milanos. Por zoti Ndroqi dhe avokatët e tij pohuan se sulmet janë të motivuara politikisht për shkak të lajmeve në RTV Ora dhe përplasjeve gjyqësore me bashkinë e kryeqytetit.

“Si pronar dhe si investitor ju garantoj se në investimet e mia nuk ka absolutisht asnjë cent të padokumentuar. Për këtë do të tregojnë investigimet në ditët në vazhdim. Ju jap kurajo në punën tuaj dhe të keni besim te drejtuesi i departamentit të informacionit, se përditë e më shumë do të jemi më të përkushtuar për punën, do të jemi më konkretë për t’i treguar opinionit publik se ne jemi këtu për të përcjellë vetëm të vërtetën” – tha Ylli Ndroqi gjatë një takimi të shkurtër me gazetarët një ditë pas mbërritjes së policëve dhe inspektorëve.

Ndërkaq drejtuesi i Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, Artur Kala, tha për “Zërin e Amerikës”, se agjencia sapo ka miratuar administratorin e pasurive të sipërmarrësit Ylli Ndroqi, dhe një numër zyrtarësh janë paraqitur pranë zyrave të tij për të marrë në dorëzim dokumentacionin e një serie biznesesh të tij, një prej të cilave është edhe RtvOra.

Zoti Kala tha përmes telefonit se përvec caktimit të administratorit, është ende herët të deklarohet ndonjë gjë më shumë mbi këtë veprimtari menaxheriale, e cila nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me gazetarët.

Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë publikoi një deklaratë ku shprehu shqetësimin për situatën e rënduar ne mjediset e TV Ora dhe klima e punës së gazetarëve atje.

“Gazetarë të redaksive të Ora TV qëndruan dje në studiot e televizionit, gjatë transmetimeve me simbolin e shenjës së gojëkyçjes. Ka qenë kjo forma e demonstrimit të qëndrimit refuzues dhe protestës ndaj pranisë së trupave policore te armatosura në mjediset e kësaj mediaje. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë po ndjek me vëmendje të gjithë situatën e krijuar me stafet redaksionale dhe në veçanti me gazetarët e kësaj mediaje audio-vizive, pas aktit të sekuestros që shpalli SPAK, ndaj pronave të pronarit të televizionit” – thuhet në deklaratën e UGSH-së.

Prokuroria e Posaçme urdhëroi sekuestrimin e një numri të madh automjetesh luksoze, pronash, dhe aksionesh të zotëruara nga Ylli Ndroqi dhe familjarët e afërt me të, pas dyshimeve se “kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri, Turqi dhe Itali”.

Për administrimin dhe përdorimin e pasurive të sekuestruara “gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Shoqëritë që kanë aktivitet, përfshirë dhe mediat televizive, do vazhdojnë aktivitetin e tyre, por të administruara nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”.

/Zëri i Amerikës/

Etiketa: Agjencia e Pasurive të Sekuestruaraforca speciale të rendit publikGazetarët e Radio-Televizionit ORAkomuniteti i gazetarëvesipërmarrësi Ylli NdroqiTirane

Të Lidhura

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

nga 27
09:30 | 06/04/2026
0

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje kriminale si dhe ka zbardhur dy ngjarje të tjera, të cilat dyshohet se...

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

nga 27
09:26 | 06/04/2026
0

Investimet shqiptare jashtë vendit arritën një rekord të ri historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë,...

09:12 | 06/04/2026
0

Investimet shqiptare jashtë vendit arritën një rekord të ri historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë,...

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

nga 27
08:28 | 06/04/2026
0

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Lezhës të dielën, rreth orës 23:00, në lagjen Besëlidhja. Sipas Policisë, ngjarja...

Para
Autoriteti Portual Durrës: Vonesa në mbërritjen e trageteve nga Bari, shkak era e fortë

Katër pjesëtarë të një familje dalin për peshkim në Himarë, fundoset varka! Zhduket gruaja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

09:30 | 06/04/2026
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

09:26 | 06/04/2026
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

09:12 | 06/04/2026
Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

08:28 | 06/04/2026
E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

08:18 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –
  • Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –
  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • E kam të vështirë të them a besoj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com