VOA: Gazetarët e RTV ORA, të tronditur dhe stresuar nga prania policore

Duhet të lëçisni

Dështimi total i Ramës në drejtimin e OSBE-së/ Gjermania merr situatën në dorë

Shqipëria ka më pak kontakte dhe ndikim diplomatik se vende si Zvicra ose Gjermania, dhe që do t’i duhet që të drejtojë organizatën deri në...

Fjalori i gjuhës shqipe në internet dhe një fantazmë

Nga Mehmet Elezi Në internet gjindet Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe. Me gjasë është Akademia e Shkencave që e ka futur. Tridhjetë vjet mbas shembjes...

Kontesha austriake në Shqipërinë e viteve ’30!

Studiuesi Artan Lame, ka publikuar një fotografi të rrallë të konteshës austriake, Marion Grafin Donhoff gjatë një vizite në Shqipërinë e viteve '30. Koleksionisti Artan...

Frut apo lëng, cila është mënyra më e mira për t’a konsumuar gjithë familja

E keni pyetur veten ku ndryshon të hash fruta nga të pirit atë? Të pish lëng frutash është e lehtë, por ekspertët thonë që...

Në Tiranë, Agjencia e Pasurive të Sekuestruara mori dje dhe sot nën administrim pasuritë e sipërmarrësit Ylli Ndroqi, i dyshuar për veprimtari kriminale.

Sipas vendimit të Gjykatës dhe kërkesës së SPAK-ut, për këto prona është caktuar një administrator nga Agjencia dhe po merret në shqyrtim dokumentacioni i një serie pronash të tij. Mes këtyre pronave është edhe Radio-Televizioni ORA.

Gazetarët e Radio-Televizionit ORA dhe komuniteti i gazetarëve shprehën shqetësim për praninë e një numri të pazakontë forcash policore në mjediset e televizionit.

Edhe sot, një ditë pas zbarkimit të policëve me armë automatike, maska dhe helmeta pranë Radio-Televizionit Ora, gazetarët dhe punonjësit e tjerë të teknikës ende nuk e kishin marrë veten nga stresi i atyre pamjeve, ndonëse po mundohen të kthehen në punën e përditshme.

Disa prej tyre pohuan se kanë raportuar shpesh për veprimtaritë e policisë, por asnjëherë në karrierën e tyre nuk e kishin parë veten të rrethuar nga forca speciale të rendit publik në një redaksi lajmesh, e krijuar pjesa më e madhe me reporterë të rinj dhe e vendosur në një park të qetë e të gjelbëruar në periferi të kryeqytetit.

Mbledhja e mëngjesit në redaksinë e lajmeve, në dukje rutinore dhe e përditshme, mbarte sot shumë tension, pasiguri dhe autocensurë pas pranisë së policisë dje në RTV Ora.

“Dje rreth mesditës forca të shumta policie me maska, kapuç?ë, me armatime të rënda dhe disa automjete mbërritën në mjediset e Ora News, ku me një terror të fortë mund të themi kanë krijuar edhe panik mes gazetarëve, stfati teknik si dhe të ftuarve në studio të ndryshme. Kjo është një situatë e padëgjuar më parë, që forca kaq të shumta të armatosura me armë moderne të mësyjnë një televizion, ku nuk ka asnjë skenë krimi, ku nuk ka ndodhur ndonjë vrasje, por këtu ka punonjës të cilët mjetet e vetme kanë mendimin dhe fjalën” – tha drejtori i departamentit të lajmeve në Tv Ora, Brahim Shima.

Policia shkoi dje pranë RTV Ora për të shoqëruar inspektorët e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe zyrtarë të policisë gjyqësore për të zbatuar vendimin e gjykatës pas kërkesës së SPAK-ut për të sekuestruar pasuritë e sipërmarrësit Ylli Ndroqi.

Gjykata pranoi kërkesën nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, për vënien nën sekuestro të pasurive të sipërmarrësit Ylli Ndroqi, i dyshuar të jetë përfshirë në të kaluarën në trafik droge. Sipas njoftimit zyrtar, në gushtin e vitit 1998 Ylli Ndroqi u arrestua në Turqi si pjesë e një grupi të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, së bashku me 6 persona të tjerë. Po sipas SPAK-ut, Interpol Roma/Itali konfirmoi se në vitin 2004 Ylli Ndroqi ishte organizator i trafikimitt të drogës për një grup kriminal, ndaj është arrestuar në shkurt 2015, bazuar në urdhër arrestin e vitit 2006 nga Prokuroria e Milanos. Por zoti Ndroqi dhe avokatët e tij pohuan se sulmet janë të motivuara politikisht për shkak të lajmeve në RTV Ora dhe përplasjeve gjyqësore me bashkinë e kryeqytetit.

“Si pronar dhe si investitor ju garantoj se në investimet e mia nuk ka absolutisht asnjë cent të padokumentuar. Për këtë do të tregojnë investigimet në ditët në vazhdim. Ju jap kurajo në punën tuaj dhe të keni besim te drejtuesi i departamentit të informacionit, se përditë e më shumë do të jemi më të përkushtuar për punën, do të jemi më konkretë për t’i treguar opinionit publik se ne jemi këtu për të përcjellë vetëm të vërtetën” – tha Ylli Ndroqi gjatë një takimi të shkurtër me gazetarët një ditë pas mbërritjes së policëve dhe inspektorëve.

Ndërkaq drejtuesi i Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, Artur Kala, tha për “Zërin e Amerikës”, se agjencia sapo ka miratuar administratorin e pasurive të sipërmarrësit Ylli Ndroqi, dhe një numër zyrtarësh janë paraqitur pranë zyrave të tij për të marrë në dorëzim dokumentacionin e një serie biznesesh të tij, një prej të cilave është edhe RtvOra.

Zoti Kala tha përmes telefonit se përvec caktimit të administratorit, është ende herët të deklarohet ndonjë gjë më shumë mbi këtë veprimtari menaxheriale, e cila nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me gazetarët.

Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë publikoi një deklaratë ku shprehu shqetësimin për situatën e rënduar ne mjediset e TV Ora dhe klima e punës së gazetarëve atje.

“Gazetarë të redaksive të Ora TV qëndruan dje në studiot e televizionit, gjatë transmetimeve me simbolin e shenjës së gojëkyçjes. Ka qenë kjo forma e demonstrimit të qëndrimit refuzues dhe protestës ndaj pranisë së trupave policore te armatosura në mjediset e kësaj mediaje. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë po ndjek me vëmendje të gjithë situatën e krijuar me stafet redaksionale dhe në veçanti me gazetarët e kësaj mediaje audio-vizive, pas aktit të sekuestros që shpalli SPAK, ndaj pronave të pronarit të televizionit” – thuhet në deklaratën e UGSH-së.

Prokuroria e Posaçme urdhëroi sekuestrimin e një numri të madh automjetesh luksoze, pronash, dhe aksionesh të zotëruara nga Ylli Ndroqi dhe familjarët e afërt me të, pas dyshimeve se “kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri, Turqi dhe Itali”.

Për administrimin dhe përdorimin e pasurive të sekuestruara “gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Shoqëritë që kanë aktivitet, përfshirë dhe mediat televizive, do vazhdojnë aktivitetin e tyre, por të administruara nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”.

/Zëri i Amerikës/

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

E Freskët taze

Dështimi total i Ramës në drejtimin e OSBE-së/ Gjermania merr situatën në dorë

Shqipëria ka më pak kontakte dhe ndikim diplomatik se vende si Zvicra ose Gjermania, dhe që do t’i duhet që të drejtojë organizatën deri në...

Fjalori i gjuhës shqipe në internet dhe një fantazmë

Nga Mehmet Elezi Në internet gjindet Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe. Me gjasë është Akademia e Shkencave që e ka futur. Tridhjetë vjet mbas shembjes...

Kontesha austriake në Shqipërinë e viteve ’30!

Studiuesi Artan Lame, ka publikuar një fotografi të rrallë të konteshës austriake, Marion Grafin Donhoff gjatë një vizite në Shqipërinë e viteve '30. Koleksionisti Artan...

Frut apo lëng, cila është mënyra më e mira për t’a konsumuar gjithë familja

E keni pyetur veten ku ndryshon të hash fruta nga të pirit atë? Të pish lëng frutash është e lehtë, por ekspertët thonë që...

Qyteti që “prodhoi” koronavirusin shënon zero raste, në Wuhan hapen pa kufizime edhe klubet e natës

Ish-epiqendra e pandemisë COVID-19, nga ku dyshohet se ka ardhur edhe koronavirusi, qyteti kinez Wuhan nuk ka raportuar asnjë rast të ri në 24...