Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë me një të mitur.
F. Ç. është vënë në pranga një ditë më parë, pas kallëzimit të bërë nga E.R, 14-vjeçe. Sipas policisë, 17-vjeçari ka shkuar në banesën e të miturës dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.
Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur, mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 100 dhe 22 të Kodit Penal.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.