Policia ka arrestuar shtetasen Ylmie Ibrahimi, 57-vjeç në Vlorë. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shfrytëzim prostitucioni.
57-vjeçarja akuzohet se së bashku me bashkëshortin e saj, Eqerem Ibrahimi shfrytëzonin për prostitucion 44-vjeçaren me inicialet A.H. në ambientet e një lokali ku ishin bashkëpronarë.
Sipas bluve Ylmie dhe Eqerem Ibrahimi i siguronin klientët 44 vjeçares përkundrejt shumës prej 3 mijë lekëve të rinj.