Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në rrethrrotullimin e Skelës, në Vlorë.
Sipas të dhënave të para mësohet se një makinë betoniere ka përplasur një qytetar që po udhëtonte me biçikletë, duke e aksidentuar dhe lënë të vdekur në vend.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës por mësohet se është i seksit mashkull, rreth 50 vjeç. Policia ndodhet në vendngarje dhe ka arrestuar drejtuesin e betonieres.