Një bankë e nivelit të dytë është grabitur sot rreth orës 14:20 në sheshin e Flamurit në qytetin e Vlorës.
Mësohet se kanë qenë dy persona të maskuar dhe të armatosur ata që kanë grabitur bankën. Grabitësit janë larguar në këmbë me shumën e parave.
Në vendin e ngjarjes policia po punon për iderntifikimin dhe kapjen e autorëve. Janë sekuestruar edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë.