Dy pika karburanti janë grabitur në qytetin e Vlorës, njëra në hyrje të qytetit, ndërsa pika tjetër në lagjen “Pavarësia”.
Dy persona të dehur, me një armë lodër në dorë, kanë kërcënuar punonjësit e karburanteve, duke marrë 150 mijë lekë të vjetra tek njëri karburant dhe 40 mijë lekë të vjetra tek karburanti i dytë.
Policia po punon për indentifikimin dhe kapjen e dy personave.