Pas disa orë kërkimesh policia e Vorës ka gjetur adoleshentin e denoncuar të zhdukur nga familjarët.
14 vjeçari A.M u gjet në një internet kafe ku ka qëndruar për orë të tëra duke luajtur “playstation”.
Pronarët e internet kafesë kanë lajmëruar prindërit e adoleshentit për vendodhjen e tij pas publikimit të rastit edhe në media.