3 shtetas janë denoncuar në policinë e Vlorës pasi akuzohen se kanë kryer veprime me shtetas të ndryshëm, për blerjen e votave për subjekte elektorale.
Policia e këtij qarku ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në ngarkim të shtetasve me iniciale A. A, N. H dhe G. O, banues në Vlorë për akuzën e lartpërmendur.
Më herët është arrestuar doganieri i doganës së Vermoshit në Shkodër pasi në makinën me të cilën po lëvizte bashkë me një person tjetër është kapur me një listë votuesish dhe sasi të konsiderueshme parash.