Vlora… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vlora…

20:35 | 20/05/2016
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Saimir Demi

Ky sigurisht që ishte një kampionat i mirë, duke pasur parasysh që luhet në Shqipëri, ku përgjithësisht, në muaj të veçantë njerëzit bëhen aq qokaxhinj, sa edhe fillojnë t’u gjenerohet një respekt jo i zakonshëm për njëri-tjetrin. Eshtë produkt ky padyshim dhe ia vlen t’ia blesh edhe Ylli Agës për sezonin e ardhshëm, por sigurisht që nuk është nw vitrinë, megjithëse nuk është kjo dita për të kërkuar ulje çmimi. Dhe gjithçka përfundoi me një lajm të madh: Skënderbeu u shpall kampion për të gjashtën herë me radhë, si askush tjetër. U përcaktuan pothuajse të gjitha verdiktet e tjera, përveç fituesit të Kupës së Shqipërisë. Por, ka edhe një tjetër lajm të madh dhe në këtë rast, se është i mirë apo i keq, kjo varet nga këndvështrimi. Drejtuesit e lartë të klubit e shkrinë sërish Flamurtarin. Doli me zë dhe figurë drejtori Ard’ Behari dhe deklaroi se askush prej atyre që u ka përfunduar kontrata nuk do të kenë një shans të dytë, ndërsa për të tjerët që janë ende nën kontratë të shohim. Me zërin që i vibronte, aq sa mendova se do të fillonte të qante (nuk mund ta shohësh çdo ditë në këtë gjendje), tha tekstualisht: “E nisëm keq dhe e përfunduam turpshëm”. Çfarë i ndodhi Flamurtarit? Edhe një herë, pikërisht ajo që po ndodh gjithmonë kohët e fundit. Prej kohësh ndërtojnë skuadra me një filozofi ksenomane, të cilat nuk rezistojnë më shumë se disa muaj dhe më pas shpenzojnë sërish miliona po me të njëjtën ide, të destinuar për të dështuar. Na është thënë se Flamurtari nuk mund të bëhet me vendas, për hir të karakterit të vështirë të vlonjatëve, por kjo nuk ka se si të jetë e vërtetë, pavarësisht se ndonjëherë kemi tundur kokën në shenjë miratimi. Historitë e viteve të suksesit të kësaj skuadre kanë treguar të kundërtën, madje me shumë arrogancë, në kuptimin e mirë të fjalës. Edhe më parë, ata që e përbënin këtë skuadër kanë qenë kryesisht të padëgjueshëm, le të themi edhe rebelë, por njëkohësisht diktues në fushën e lojës. Pra me të mirat dhe të këqijat e tyre, ata kanë qenë Flamurtari i Vlorës. Ndërsa tani flitet për një përzierje emrash, disa prej të cilëve thuhet nga specialistët e fushës se kanë cilësi të veçanta, por që për fat të keq kanë dështuar nën një uniformë që dikur kishte kuptim. Ishin pikërisht ata që festuan si të marrë, me arsyen sepse i shpëtuan rënies një kategori më poshtë dhe kjo nuk është e natyrshme në Vlorë. Në atë qytet, për gjëra kaq të vogla duhet të pish për hall, në të kundërt i fyen, sepse i tall. Atë qytet duhet ta ndjesh, gjë që bëhet vetëm duke mësuar se sa e rëndësishme është të vlerësosh personalitetin e atyre që e popullojnë, madje edhe atyre që i kanë sjellë në jetë këta të tanishmit. Nëse kërkon emrin e një rruge, për të mbërritur në një destinacion diku, ka shumë mundësitë mos ta tregojnë. Këtu jemi në Vlorë, ose duhet ta njohësh vendin, ose duhet t’i gjesh vetë rrugët. Pra, thjesht “jabanxhi” atje, nuk është ndonjë status që të garanton privilegj. Kështu që për herë të parë jam pro (duke qenë modest jam edhe i bindur që ndjenjat e mia nuk ngrejnë peshë) që kjo skuadër të shpërbëhej, pra thjesht u bëra inskiktivisht pjesë e zhgënjimit të Ard’ Beharit. Këta që e përbëjnë këtë skuadër, e mbështollën atë dhe të gjithë Vlorën me paaftësi dhe dyshime, gjë që ai komunitet nuk i honeps dhe si pasojë nuk i meriton absolutisht. Pra, një tjetër arsye që ky nuk ishte Flamurtari i Vlorës. “Vlora nuk harron”, ishte motivi pse tifozët e Flamurtarit ishin në stadium ndaj Skënderbeut, megjithëse rezultati i atij 90 minutëshi nuk kishte asnjë interes për ekipin e tyre. Shumë pak vite më parë e humbën një titull në garën me Skënderbeun dhe të mërkurën e konceptuan si një hakmarrje sportive. Ndërsa ata që i përfaqësonin nuk iu përgjigjën, megjithëse edhe po të bënin të kundërtën, mund të mos i përballonin korçarët. E keqja është se atyre nuk ua ndjeu të bënin as përpjekjen më minimale, sepse nuk ishin Vlora. Për të shkuar nga stadium deri tek “Kapelja” duhet të pyesnin nja gjashtë veta në rrugë dhe për ta gjetur do t’u duheshin ndoshta 24 orë, kjo është diferenca. Dhe më në fund, për të ndërtuar skuadrën e re, drejtuesit e tanishëm që presupozohet se e kanë fituar një eksperiencë të mjaftueshme, duhet të marrin mundimin të pyesin edhe Mexhit Haxhiun, Sokol Kushtën, Eqerem Memushin, Rrapo Tahon, apo të gjithë të tjerët, pavarësisht se janë vlonjatë, pasi janë jo vetëm Flamurtari, por që Vlorën në tërësi e kanë të lidhur ngushtësisht me shpirtin. Vetëm kështu mund të sjellin sërish (ose kanë më shumë shance) Flamurtarin e vërtetë… atë të Vlorës.

Etiketa: "Skenderbeu"Ard BehariEqerem MemushinFlamurtariMexhit HaxhiuRrapo Tahosaimir demiSokol KushtatifozetVlora

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Rama pret sot kryeministrin e Luksemburgut në Tiranë

Edvin apo Edi, cili është emri i kryeministrit Rama?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com