Sezonet e fundit e kanë shoqëruar Vllazninë me probleme të mëdha, por duket se këtë rradhë konkurencën për të mbijetur në Superiore e ka vërtetë shumë të madhe. Pavendosmëria e Këshillit Bashiak ishte vetëm një humbje kohe, duke bërë të largohen edhe ata pak telente që kishin mbetur, një pjesë e të cilëve po shënojnë në portën e tyre të dikurshme, duke e thelluar krizën e skuadrës shkodrane. Fusha ku luhet në mungesë të “Loro Boriçit” është tejet e amortizuar, ndërkohë që edhe tifozët janë lodhur duke pritur kthesën që nuk po vjen kurrë. Rivalët e kuqebluve nuk kanë ndërmend të bëjnë komplimente, aq më shumë që pas janarit Bylis është shumë në ndryshe cilësisht, ndërsa Flamurtari dukshëm më lart, pavarësisht ngërçit psikologjik që po kalon. Ndërsa trajneri Cungu është thjeshtë një specialist i përkushtuar, tek i cili janë varur edhe shpresat e mëdha të mbijetesës, por sigurisht që nuk është “Nadiri”, kështu që mundet vetëm tw ndryshojë diçka në këtë ekip me aq sa është e mundur. Për të plotësuar Vllazninë tashmë është e pamundur dhe tekniku po kërkon ndihmën e tifozëve për t’i qëndruar pranë, si dhe po u kujton të tijëve se çfarë do të thotë të shpëtosh një tjetër legjendë nga rënia në një kategori inferiore.
Sot dueli me çekët, formacioni i mundshëm i Kombëtares/ Presidenti Duka apel tifozëve në stadium: Le të tregojmë qytetari
Sot në mbrëmje, gjithë vëmendja është në Arenën Kombëtare aty ku Shqipëria do të përballet me Republikën Ceke. Edhe në...