Komisioni i Reformës në Drejtësi miratoi në parim draftin e paraqitur nga EURALIUS për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Pr/ligji u miratua me votat e maxhorancës ndërsa opozita nuk mori pjesë.
PD paraqiti rreth 25 amendime.
Oerd Bylykbashi: “Këto amendamente u hodhën poshtë pa asnjë argument”. Në nenin 4 të draftit të paraqitur nga PD, flitet për subjektet e rivlerësimit dhe në këtë listë përfshihen gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Prokurori i Përgjithshëm.
Gjithashtu, në listë përfshihen edhe gjyqtarët dhe prokurorët e shkallës së parë dhe të apelit; Kryeinspektori dhe inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë; këshilltarët ligjorë pranë Gjykatës Kushtetuese apo Gjykatës së Lartë, si dhe ndihmësit ligjorë pranë Prokurorisë të Përgjithshme apo gjykatave administrative.
Ora News ka siguruar draftin e demokratëve për proçeson e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurëve.
Në nenin 4 të draftit, flitet për subjektet e rivlerësimit, ku në këtë listë përfshihen sipas draftit, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Prokurori i Përgjithshëm.
Në pikën 3 të nenit, thuhet se “e humbasin të drejtën e rivlerësimit dhe përjashtohen nga procesi menjëherë të gjithë ata që janë shkarkuar nga detyra me vendim përfundimtar ose kanë dhënë dorëheqjen”.
Në nenin pasardhës, opozita propozon se kush mund të jetë objekt i rivlerësimit. Në draftin e propozuar nga Partia Demokratike, thuhet se “Procesi i rivlerësimit përfshin kontrollin administrativ të tre kritereve: a) Ligjshmërisë së pasurisë; b) Pastërtisë etiko-morale të figurës; dhe c) Aftësive profesionale”.
Në pikën 2 të nenit, thuhet se vlerësimi i ligjshmërisë së pasurisë bëhet në rastet kur zotëron pronësi apo pasuri më të madhe nga ajo që mund të justifikohet ligjërisht.
Organet e rivlerësimit gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre janë të detyruara që të bashkëpunojnë dhe mbështesin vëzhguesit ndërkombëtar të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, me qëllim që t’i mundësojnë atyre ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të parashikuara në nenin B të Ankesit të Kushtetutës.
Organet e përfshira në procesin e rivlerësimit janë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Apelimit në Gjykatën Kushtetuese dhe Komisionerët Publik. Procesi i rivlerësimit realizohet nga KPK, një organ administrativ i pavarur, me mandat funksionimi 5 vjeçar. Shqyrtimi i ankimeve ndaj vendimeve të KPK bëhet nga Kolegji i Apelimit, një organ gjyqësor i pavarur, me mandat funksionimi 9 vjecar
KPK përbëhet nga 12 anëtarë. Kolegji i Apelimit përbëhet nga 7 gjyqtarë. Institucioni i Komisionerit Publik përbëhet nga 2 komisionerë.
Funksionarët e organeve të rivlerësimit mund të përfitojnë një pagesë mujore shtesë për shkak të vështirësisë në punë, deri në masën 20 % të pagës së tyre, sipas rregullave, në nivelin dhe në rastet e përcaktuara me vendim të Kuvendit.
Funksionarët e organeve të rivlerësimit mund të përfitojnë një pagesë mujore shtesë për shkak të vështirësisë në punë, deri në masën 20 % të pagës së tyre, sipas rregullave, në nivelin dhe në rastet e përcaktuara me vendim të Kuvendit.
Kane mbrojtje të veçantë nga shteti– Funksionarët e organeve të rivlerësimit, personat e lidhur me ta, personeli i organeve të rivlerësimit, si dhe personeli mbështetës i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, gëzojnë të drejtën të kenë mbrojtje të veçantë nga shteti për jetën, shëndetin dhe pasurinë e tyre, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e veçantë.
Ku do marrë paratë- Buxheti i secilit organ të rivlerësimit është zë i veçantë në Buxhetin e Shtetit. Kontrolli financiar i organeve të rivlerësimit kryhet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. /OraNews/https://www.scribd.com/mobile/document/321957430/Drafti-i-PD-se-per-rivleresimin-e-gjyqtareve-dhe-prokuroreve#from_embed
U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....