Vjosa e nënës e Valbona e njerkës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vjosa e nënës e Valbona e njerkës

14:41 | 06/10/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ermal Mulosmani

Para dy tre muajsh, menjëherë pas mbylljes nga pandemia, vendosa të shkoja në Përmet. Kam pasë një tundim prej vitesh të vizitoja luginën e Vjosës, Këlcyrën, Përmetin, Leskovikun, Kolonjën e të mbërrija në Korçë. Pothuaj çdo vit e kisha në plan por për arsye të ndryshme ishte shtyrë. Sa më shumë shtyhej aq më shumë më shtohej dëshira derisa, më në fund e vendosa.

Qysh në devijimin e Levanit për Tepelenë, në rrugën tonë takuam Vjosën, lumin më të bukur e më të gjatë të Jugut të Shqipërisë. U përpoqa maksimalisht t’i shpjegoja djalit tim 10 vjeçar çfarë përfaqësonte Vjosa për Shqipërinë, e futa në Wikipedia të gjente të dhëna, u ndalëm rrugës ta preknim, të fusnim këmbët, ta shijonim. Në Këlcyrë u ndalëm në resortet piktoreske të hanim drekë, kur shkuam në Përmet, pasdite vonë, u futëm të laheshim poshtë urës së qytetit. Ishim të vetmit njerëz që po laheshin në lumë, më thanë që është akoma ftohtë të laheshe aty. Kontrasti me malin e bukur të Dhëmbelit e bënte interesant në sytë e mi dhe po përpiqesha në maksimum ta ndikoja edhe djalin.

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Por nuk po i zgjoja shumë interes. Dikur i  thashë: “Është lumi më i bukur i Shqipërisë” me një ngjyrë të kaltër, me rrjedhën e egër e të palundruseshme, mjaft të përshtatshme për rafting.

Aty djali ma priti me një fjali çarmatosëse “Lumi më i bukur i Shqipërisë është Valbona o ba!”.

Valbona poshtë fshatit Shoshan (Ura e Shoshanit)

U preva. Unë përpiqem të zbukuroj gjithmonë nga pak për t’ia bërë interesant udhëtimin, për t’i zgjuar kureshtjen e zgjeruar informacionin.

Kisha bërë një gabim elementar. Djali njihte Valbonën…

Në Tropojë kisha shkuar disa herë me djalin, ishim larë në ujërat e ftohta akull e të pastra kristal të Valbonës, ishim futur në guvat ku nuk na shihte njeri, kishim dëgjuar gurgullimën karakteristike të saj, puset e mrekullueshme të thellë e të kaltër, qartësinë e pastësinë e ujit, kërleshjen e valëve.  Kishim kaluar nga njëra anë e Valbonës në tjetrën përmes gurëve të lëmuar, kishim pushuam në livadhet e mrekullueshme që formohen buzë saj e në fillim të pyllit të pishave, kishim ndjerë aromën dehëse të rrëshirës, zilet e dhive që kullosnin majë shkëmbit, buzë greminës, kishim shijuar kanionin marramendës të Shoshanit e na kishte zënë gjumi në shelgjet e lumit në Bujan.

Tani unë po i thoja tim biri që Vjosa është më e bukur. Gënjeshtra ishte e trashë. U përpoqa ta sfumoja pak, t’i thoja që Valbona po, ashtu është, por është lumë i vogël, as 50 km kështu që babi nuk e mori në konsideratë.

Ky udhëtim krejt personal nuk kishte asgjë për t’u bërë publik nëse gjatë këtyre pak ditëve të mos kisha lexuar disa lajme që kishin të bënin me atë zonë.

I pari ishte një shkrim i Mero Bazes që, midis të tjerave, theksonte se mbi lumin Vjosë nuk do të ndërtohej asnjë hidrocentral përveç Kalivaçit. Autori i shkrimit njoftonte që Qeveria e Shqipërisë e kishte shpallur “Park Kombëtar” gjithë zonën nga Tepelena deri te Tri Urat (praktikisht pjesën më të bukur të Vjosës) dhe nuk ka asnjë rrezik që aty të ndërtoheshin hidrocentrale. Fantastike! Madje, Baze, kishte shfrytëzuar gjithë ndikimin e tij që kësaj zone t’i shtohej edhe Lugina e Zagories ku ishin dhënë tre hidrocentrale të cilat “nuk do të ndërtohen”. Investimi personal i gazetarit kishte arritur të shmangte shkatërrimin e zonës.

Ky është një lajm i shkëlqyer edhe për mua. Ishte vendimi i duhur.

Ndërsa dje lexova një shkrim tjetër. Një letër falenderimi që 5 eurodeputetë të aleancës së gjelbër i dërgojnë Kryeministrit për refuzimin e ndërtimit të hidrocentraleve në Vjosë dhe i kujtojnë të rishikojë me të njëjtën qasje edhe hidrocentralet mbi Valbonë…

Ahhh Valbona… Valbona ka marrë fund tashmë! Bukuroshja e Alpeve u përdhunua kafshërisht, u fut në një kanal, dhe doli një shëmtirë betoni e gjithfarë pisllëku.

Ja si e katandisi hidrocentrali kur punohej
Hidrocentrali mbi Valbone

Shikoni videon më poshtë sesi është bërë:

Tek po mendoja arsyet pse Vjosa shpëtoi nga kuçedra e hidrocentraleve ndërsa  Valbona u përpi prej saj u pezmatova….

E njëjta situatë, në vitin 2013 ishte edhe në Valbonë. Qeveria  Berisha kishte dhënë të drejtën e disa hidrocentraleve mbi më të bukurin lumë të Shqipërisë, bash në pjesën më të bukur të tij, zonën e Dragobisë! Pra, kujdes, vetëm 5 kilometër nga burimi! Ja mori shpirtin qysh në nisje, në zonën më të bukur të Parkut të Valbonës mbi Motinë e Dragobi.

Një vendim kriminal, i dënueshëm dhe i pabesueshëm që po i vinte nga një njeri që ishte rritur atyre anëve…

Në atë kohë, Kryeministri Rama paska vendosur që Lugina e Vjosës dhe e Zagories të shpalleshin “Park Kombëtar” në gjithë gjatësinë më të bukur të saj (mbi 80 km). Një vendim për t’u përgëzuar.

Mirëpo kur aktivistë të shoqërisë civile së bashku me banorë të zonës i kërkuan që të bënte të njëjtën gjë edhe për Valbonën, ai u përgjigj :” Janë detyrime kontraktuale dhe mund të dënojnë shumë Shqipërinë financiarisht”.

Ehhh, kush flet për dëmtimet financiare të Shqipërisë…

Etiketa: Ermal Mulosmanilumi Valbonlumi vjosaParku i Valbonës

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para

Ngacmoi seksualisht vajzën 8-vjeçare të fqinjës, arrestohet 51-vjeçari në Durrës

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com