Malsorët e kanë njoftë si lule me kohë, njaq sa prej ngjyres së saj ia kanë dhanë edhe emnin njenës nga te shtatë ngjyrat, asaj që në gjuhën e standartizueme i thonë “E Verdha” – malsoret i thone “E Lultë/-a”. E Lultë si kjo Lule që qeshet me tanë optimizmin e ngjyrës së vet…ka ardhë pranvera…gëzoni.
Lulja quhet “Vjollca e Dukagjinit.”
Pse e ka bash këtë emën!?
-“Në vjetin 1913 kur Shqipnija kishte fitue të drejten politike me dalë shtet në vedi, me nji herë u formue nji komision për caktimin e kufijve të Shqipnisë. Ministrinë e luftës së Austro-Hungarisë në ket komision e përfaqsonte Obert A. Mietzl. Akademie der Wissenschafter pranë Ministrisë s’Arsimit në Vjenë, qi këqyrte me shfrytzue ç’do rasë, ndermjetsoj në Komandë që me komisjonin e kufijve të bashkohen edhe nji botanist e nji zoolog.
Si botanist u shenjue rishtas Dorfleri, Komisjoni me 3 Maj 1914 la Shkodren tuj u nisë gjatë luginës së Cemit në Vermosh ku u ndal pse çashtja lypte ma tepër studim. Në ketë rasë Dorfleri shetiti bjeshkët e Shqipnisë së verit e tuj ba qender në Vermosh eksploroj bjeshkët e Kelmendit e Bjeshkët e Namuna.
Lulja e Bjeshkeve të mia…Bash lulja që isha rritë tue e adhurue çdo stine, paska qenë bimë endemike, prandaj studiuesi I kujdesshem austriak me saktesine që e karakterizon ate komb, e kishte klasifikue në tipologji si “Vjollca e Dukagjinit”… Kujtoj veten se si mora frymë thellë kur e lexova këtë fakt…mora fryme thelle…sepse e provova ate ndjesine qe ndjen njeriu kur provon se nji intuitë e paska orientue saktë. Qysh ne fmini e kisha pase nji bindje qe kjo lule kishte lidhje të posaçme me ne, Malsoret. Pse e tek, nuk dijshe me e shpjegue, por e ndiejsha…nga ato ndjesite qe njeri i ndien e nuk i shpjegon dot. E qe, ku ishte shpjegimi, duhej me ardhë austriaku nga ana e anes e me ma diftue se kjo ishte Lulja e Malsisë për të cilën kendojne me aq forcë kangtarët malsorë si Fatmire Breçani, Gezim Nika apo Nikollë Niprelaj…
-“Po në shenimin e Rrok Zojzit shkruhet se gjindet vetem në Dukagjin?” – mundet me ndërhy ndonji skeptik idhnak, ndonji nga ata skeptiket jo të pakte që torturojnë perditë gigabajtet e rrjeteteve sociale. Pêr ta kemi nji lajm…Dukagjini asht ma i madh sesa e kujtojnë ata…
-“Percaktoje Dukagjinin.” – munden me skeptikue prapë ata…
-Sigurisht qe kemi me e percaktue…Dukagjini ne thelb ashte vetë Gegnia. Sa i madh asht Dukagjini? Dukagjini asht disa here ma i madh se krahina mbi Shkoder qe sot quhet Dukagjin. Dukagjini dikur shtrihej edhe në Mirdite, perfshinte Has, Lumë, Malsi të Gjakoves si dhe tokat shqiptare në Kosove që ende sot quhen Rrafshi i Dukagjinit.
-“Mirdita Dukagjin?” – munden me skeptikue prape…
Ne vepren e tij “L’Albanie et l’invasion turque au XVe siècle.” (Arbëria dhe pushtimi turk në shek. XV, Louvain – 1937), doktori i shkencave historike Athanas Gegaj na shkruen :
-“Familja e Kapidanit të Mirdites, sipas traditës së familjes e merr origjinën nga Pal Dukagjini, i princave Dukagjin, të cilet zotnonin ndërmjet bregut të majtë të Drinit dhe burimit te Fanit, e perreth Leshit, kryeqyteti i tyne. Emni Dukagjin shfaqet per here te pare ne vjeten 1281, kur perendimoret emnuem Dukë Gjin Tanushin, (Gjin Tanushi), “Duka Gjin” = Dukagjin. Por për këtë familje flitet që nga shekulli i parë. Ata zotenuen mbi nji pjese të madhe të Mirdites, Gashin , Krasniqen, Pejen e Gjakovën, ku në shekullin e XV sundonte Pal Dukagjini e mbas tij Leka, nga dega e parë. Dega e dyte zotnonte mbi Leshin, Zadrimen e poshtme, Puken, Seliten, Bubën, (Zhubën) e Fanin. Kryeqytet ishte Leshi, dorezue venedikasve me 1393. Origjina e Gjonmarkajve të Mirdites vjen nga Nikolla i Pare i Dukagjinit, bir i Gjergjit i dhe vllau i Tanushit IV, ky i fundit permendet me 1429 ne arkivat e Venedikut.”
Këto të dhana që na jep Athanas Gegaj perputhen plotesisht me mbamendjen popullore të ruejtun nga krahinat e Malsise. Në vetëdijen e tana anëve si Shala, Shoshi, Shllaku, Nikajt, Merturi,(qe asht Berishe), Berisha përgjatë brigjeve të Drinit, Gashi e Krasniqja, Thaçi, Kabashi, Morina, (Morinë asht trajta e ndrrueme e Marin), Hasi dhe Luma, Sopi, në të tanë anet e fiset ne kalkun e qenësisë se tyne mbajne mbrenda ate perkatesi, Dukagjinin. Dukagjinin që dikur kjr principate me male e fusha, me kryeqender Pejen legjendare, qytetin e magjishem mes Alpesh. Mbamendje qe njeh Dukagjinët zoten te Mirdites e ma gjanë, mjafton me kujtue ketu kangen e dalun në kohen e prenge pashes :
“Dervish Pasha hype ne kala
ky Preng Pasha shka po ka
shka po ka qi s’flet me mue
i kane ardhe letrat per me shkue
Dervish Pashe ti ke gabue
Qi ke nise vapor per mue
Qi ke nise vapor Misirit
E po m’pritka n’gryke t’Shengjinit
Se me thone Pasha i Dukagjinit!”
Ne revisten “Hylli i Drites” XIII, korrik 1937, lidhun me kete teme njaft interesante, mes tjerash në numri 7 dhe 8, shkruhet :
– “Mirdita, (Orosh, Spac e Kushni), simbas gojedhanes e kane origjinen nga se asht e rrjedhun prej fisit Marin, (Morine), kta tre bajrake emnohen gjithmone tre bajraket e fisit se rrjedhin nga njaj fisi, e kndej njani-tjetrin e trrasin vlla. Kete vllazni nuk e kane as vllazni shoqnijet, as vllazni politiket as perkundra muhamedanevet, por n’diftim te nji fillese e t’nji burimi, vllazni qe rrjedhe prej nji gjaku. Ket vllazni e rrefejne se e kane dhe me Shale e Shosh. Prej ksaj vllaznije qe rrfejne se kane Oroshi, Spaci, e Kushnini, asnji n’tre, as me shoshojne, as me Gjomarkaj, nuk kane marre as dhane gra ne kohe tona se thone :
-“Vllau mik nuk ka si bahet.”. E mandej thone : -“Oroshi ka 12 barqe e fise të dyta, e ma i pari n’kto asht fisi Markolaj, e t’kti fisi jane Gjomarkajt e Bajraktari me shpijat e veta. E ma poshte : sa per cashtjen e Dukagjinvet na e dime se kjo Derë kje prej fisit shyptar, e jo t’vogel: e kjo qi sundoi gadi t’tretën e Shqypnise per dyqind e sa vjet.”
Tane keto te dhana dishmojne se Dukagjini asht shume here ma i gjane gjeografikisht sesa e percaktojne sot, ne krahinen malsore qe percaktohet me ate emen. Vetedija etnike, etno-psikologjia, gjeografia shpirtnore e dishmon ate gja, kjartazi pse kane kaq shume ngjashmeni ne gjuhe, doke e zakone, ngjashmeni qe nuk u zbehen as mbas pushtimit Osman kur nji pjese e kesaj principate dukagjinase nderroi fene duke u kthye ne myslimane. Ne thelb malsoret e Malsise se Gjakoves dhe banoret e Rrafshit te Dukagjinit ruejten te njajtat doke e zakone qe kishin mujte me mbarte e me ruejte nder shekujt e gjate e te rande te pushtimeve barbare…