Vjollca e Dukagjinit, Viola Dugacinica – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vjollca e Dukagjinit, Viola Dugacinica

19:40 | 15/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Nga Ilir Seci
Jam rrite tue e adhurue si lule, mbimja e saj ka kenë nji nga dhuratat e natyrës malsore, sa shendin e binte kjo lule mbas dimnave të gjatë e të randë. Nuk kishte ma knaqsi se me e pa ngjyrën e çiltë të saj, kur petalet i qeshnin në shpërthim mbi tokën ku sapo ish dejë bora,(shkri bora). E qeshun lulje si me kenë qeshje njeri të lumtun, patravajê. Shpesh ma kujtojnë qeshjen e kesaj lulje do ftyra njerezish këtu në Amerikë ku jetoj, disa njerez që e di se i kanë qitë të tana vendave, e s’kanë farë halli në ftyre të Tokës.
Malsorët e kanë njoftë si lule me kohë, njaq sa prej ngjyres së saj ia kanë dhanë edhe emnin njenës nga te shtatë ngjyrat, asaj që në gjuhën e standartizueme i thonë “E Verdha” – malsoret i thone “E Lultë/-a”. E Lultë si kjo Lule që qeshet me tanë optimizmin e ngjyrës së vet…ka ardhë pranvera…gëzoni.
Lulja quhet “Vjollca e Dukagjinit.”
Pse e ka bash këtë emën!?
Vjollca e Dukagjinit – E Lulta…
E kisha vra mendjen për shume kohë pse e kishte atë emën kjo lule e vendlindjes teme, pa mujtë me gjetë nji shpjegim… Shpjegim që e gjeta ma vonë në Bibliotekën “Marin Barleti” të qytetit të Shkodres, ku lexova nji artikull nga studiuesi Rrok Zojzi, ku kishte skjarue lidhun me këtë lule simbol të Dukagjinit. Nji artikull botue ma se pari në revisten “Hylli i Drites” numri 7 i muejit korrik të vjetës 1922, faqja 331, artikull i plotesuem ma vone nga i njajti autor dhe i ribotuem në revisten “LEKA”, numri 6 i muejit Qershor te vjetes 1937, faqja 261…artikull i titulluem “Rreth rrmimeve Botanike në Shqipnine e Verit”, ku mes tjerash Rrok Zojzi shkruente :
-“Në vjetin 1913 kur Shqipnija kishte fitue të drejten politike me dalë shtet në vedi, me nji herë u formue nji komision për caktimin e kufijve të Shqipnisë. Ministrinë e luftës së Austro-Hungarisë në ket komision e përfaqsonte Obert A. Mietzl. Akademie der Wissenschafter pranë Ministrisë s’Arsimit në Vjenë, qi këqyrte me shfrytzue ç’do rasë, ndermjetsoj në Komandë që me komisjonin e kufijve të bashkohen edhe nji botanist e nji zoolog.
Si botanist u shenjue rishtas Dorfleri, Komisjoni me 3 Maj 1914 la Shkodren tuj u nisë gjatë luginës së Cemit në Vermosh ku u ndal pse çashtja lypte ma tepër studim. Në ketë rasë Dorfleri shetiti bjeshkët e Shqipnisë së verit e tuj ba qender në Vermosh eksploroj bjeshkët e Kelmendit e Bjeshkët e Namuna.
Ignaz Dörfler
Ma vonë muejt me shetitë grupin e Jeseres,(Jezercës), e u ngjit në majen ma të nalten 2700 m. U suell kah Jugu i Gucisë e i Plavës e kerkoj ku rrallë kish shkelë kamba e njeriut. Me plasjen e luftës botnore, 26 Korrik 1914 la rrmimet e nepër Qafë të Prushit duel në Spas-Flet-Gomsiqe-Zadrimë e Shengjin. Vizare bimësh të panjehuna mblodh në kët udhtim qi i duel shum ma interesant se e kishte mendue. Studimin e bani me Dr. August Eden von Hayek i cilli ma vonë botoj edhe nji liber të zbukuruem edhe me ftyra. Në këtë të sjellun ju shtuene florës së përgjithshme edhe 9 rode të reja shqiptare.
Ignaz Dörfler – foto ne Bjeshket e Namuna ne vitin 1914
Por ma interesante asht vjollca qi u pagzue me emnin e fatosit Shqiptar Viola Skanderbegi e cilla u gjet nder rrethet e Vermoshit dhe dallohet prej të tjerave ne për lulen me gjeth të mdhaj.
Viola Skanderbegi
Mjaft e bukur asht edhe nji lloj tjeter vjollcet e cilla pse gjindet vetem në Dukagjin hyni në botanikë me emnin Viola Dukaginica, çilë do lule si vjola mezatare me pesë gjeth krejt të verdhë.”
Viola Dukaginica
-“VIOLA DUKAGINICA” ose “VIOLA DUCAGINICA”
Lulja e Bjeshkeve të mia…Bash lulja që isha rritë tue e adhurue çdo stine, paska qenë bimë endemike, prandaj studiuesi I kujdesshem austriak me saktesine që e karakterizon ate komb, e kishte klasifikue në tipologji si “Vjollca e Dukagjinit”… Kujtoj veten se si mora frymë thellë kur e lexova këtë fakt…mora fryme thelle…sepse e provova ate ndjesine qe ndjen njeriu kur provon se nji intuitë e paska orientue saktë. Qysh ne fmini e kisha pase nji bindje qe kjo lule kishte lidhje të posaçme me ne, Malsoret. Pse e tek, nuk dijshe me e shpjegue, por e ndiejsha…nga ato ndjesite qe njeri i ndien e nuk i shpjegon dot. E qe, ku ishte shpjegimi, duhej me ardhë austriaku nga ana e anes e me ma diftue se kjo ishte Lulja e Malsisë për të cilën kendojne me aq forcë kangtarët malsorë si Fatmire Breçani, Gezim Nika apo Nikollë Niprelaj…
-“Po në shenimin e Rrok Zojzit shkruhet se gjindet vetem në Dukagjin?” – mundet me ndërhy ndonji skeptik idhnak, ndonji nga ata skeptiket jo të pakte që torturojnë perditë gigabajtet e rrjeteteve sociale. Pêr ta kemi nji lajm…Dukagjini asht ma i madh sesa e kujtojnë ata…
-“Percaktoje Dukagjinin.” – munden me skeptikue prapë ata…
-Sigurisht qe kemi me e percaktue…Dukagjini ne thelb ashte vetë Gegnia. Sa i madh asht Dukagjini? Dukagjini asht disa here ma i madh se krahina mbi Shkoder qe sot quhet Dukagjin. Dukagjini dikur shtrihej edhe në Mirdite, perfshinte Has, Lumë, Malsi të Gjakoves si dhe tokat shqiptare në Kosove që ende sot quhen Rrafshi i Dukagjinit.
-“Mirdita Dukagjin?” – munden me skeptikue prape…
Ne vepren e tij “L’Albanie et l’invasion turque au XVe siècle.” (Arbëria dhe pushtimi turk në shek. XV, Louvain – 1937), doktori i shkencave historike Athanas Gegaj na shkruen :
-“Familja e Kapidanit të Mirdites, sipas traditës së familjes e merr origjinën nga Pal Dukagjini, i princave Dukagjin, të cilet zotnonin ndërmjet bregut të majtë të Drinit dhe burimit te Fanit, e perreth Leshit, kryeqyteti i tyne. Emni Dukagjin shfaqet per here te pare ne vjeten 1281, kur perendimoret emnuem Dukë Gjin Tanushin, (Gjin Tanushi), “Duka Gjin” = Dukagjin. Por për këtë familje flitet që nga shekulli i parë. Ata zotenuen mbi nji pjese të madhe të Mirdites, Gashin , Krasniqen, Pejen e Gjakovën, ku në shekullin e XV sundonte Pal Dukagjini e mbas tij Leka, nga dega e parë. Dega e dyte zotnonte mbi Leshin, Zadrimen e poshtme, Puken, Seliten, Bubën, (Zhubën) e Fanin. Kryeqytet ishte Leshi, dorezue venedikasve me 1393. Origjina e Gjonmarkajve të Mirdites vjen nga Nikolla i Pare i Dukagjinit, bir i Gjergjit i dhe vllau i Tanushit IV, ky i fundit permendet me 1429 ne arkivat e Venedikut.”
Këto të dhana që na jep Athanas Gegaj perputhen plotesisht me mbamendjen popullore të ruejtun nga krahinat e Malsise. Në vetëdijen e tana anëve si Shala, Shoshi, Shllaku, Nikajt, Merturi,(qe asht Berishe), Berisha përgjatë brigjeve të Drinit, Gashi e Krasniqja, Thaçi, Kabashi, Morina, (Morinë asht trajta e ndrrueme e Marin), Hasi dhe Luma, Sopi, në të tanë anet e fiset ne kalkun e qenësisë se tyne mbajne mbrenda ate perkatesi, Dukagjinin. Dukagjinin që dikur kjr principate me male e fusha, me kryeqender Pejen legjendare, qytetin e magjishem mes Alpesh. Mbamendje qe njeh Dukagjinët zoten te Mirdites e ma gjanë, mjafton me kujtue ketu kangen e dalun në kohen e prenge pashes :

“Dervish Pasha hype ne kala
ky Preng Pasha shka po ka
shka po ka qi s’flet me mue
i kane ardhe letrat per me shkue
Dervish Pashe ti ke gabue
Qi ke nise vapor per mue
Qi ke nise vapor Misirit
E po m’pritka n’gryke t’Shengjinit
Se me thone Pasha i Dukagjinit!”

Ne revisten “Hylli i Drites” XIII, korrik 1937, lidhun me kete teme njaft interesante, mes tjerash në numri 7 dhe 8, shkruhet :
– “Mirdita, (Orosh, Spac e Kushni), simbas gojedhanes e kane origjinen nga se asht e rrjedhun prej fisit Marin, (Morine), kta tre bajrake emnohen gjithmone tre bajraket e fisit se rrjedhin nga njaj fisi, e kndej njani-tjetrin e trrasin vlla. Kete vllazni nuk e kane as vllazni shoqnijet, as vllazni politiket as perkundra muhamedanevet, por n’diftim te nji fillese e t’nji burimi, vllazni qe rrjedhe prej nji gjaku. Ket vllazni e rrefejne se e kane dhe me Shale e Shosh. Prej ksaj vllaznije qe rrfejne se kane Oroshi, Spaci, e Kushnini, asnji n’tre, as me shoshojne, as me Gjomarkaj, nuk kane marre as dhane gra ne kohe tona se thone :
-“Vllau mik nuk ka si bahet.”. E mandej thone : -“Oroshi ka 12 barqe e fise të dyta, e ma i pari n’kto asht fisi Markolaj, e t’kti fisi jane Gjomarkajt e Bajraktari me shpijat e veta. E ma poshte : sa per cashtjen e Dukagjinvet na e dime se kjo Derë kje prej fisit shyptar, e jo t’vogel: e kjo qi sundoi gadi t’tretën e Shqypnise per dyqind e sa vjet.”

Viola Albanica
Nje tjeter rrmim historik qe e kam verejte, mirditoret jane pasardhesit e fisit te njoftun te Pirusteve, pak kush asht marre me emnin e ketij fisi si duhet me u marre, nga vjen e çka do me thane, “Piruste” asht fjalë shqipe arkaike, domethane “Prush”, pse Pirustet njiheshin si xehtarë,(metalurgë), të famshem, shkrinin bakrin dhe kuptohet kjo u jepte perparesi ne Epoken e Bakrit. Natyrshem ata si zoten te metalurgjise ia dolen me sundue zonen dhe me e shtri dominimin e vet ne tana anet…emni i tyne ishte kudo ne ato vise, shkoi deri matane Hasit në Qafen e Prushit, qe ne shqipen arkaike domethanë “Qafa e Pirusteve” pse Prush vjen nga fjala “Pirust”…
Tane keto te dhana dishmojne se Dukagjini asht shume here ma i gjane gjeografikisht sesa e percaktojne sot, ne krahinen malsore qe percaktohet me ate emen. Vetedija etnike, etno-psikologjia, gjeografia shpirtnore e dishmon ate gja, kjartazi pse kane kaq shume ngjashmeni ne gjuhe, doke e zakone, ngjashmeni qe nuk u zbehen as mbas pushtimit Osman kur nji pjese e kesaj principate dukagjinase nderroi fene duke u kthye ne myslimane. Ne thelb malsoret e Malsise se Gjakoves dhe banoret e Rrafshit te Dukagjinit ruejten te njajtat doke e zakone qe kishin mujte me mbarte e me ruejte nder shekujt e gjate e te rande te pushtimeve barbare…
Etiketa: ViolaVIOLA DUGACINICAVJOLLCA E DUKAGJINIT

Të Lidhura

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

nga 27
15:31 | 06/06/2026
0

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje sot Presidentit libanez Joseph Aoun , i cili dje i kërkoi Teheranit të ndalojë “ndërhyrjen”...

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

nga 27
15:05 | 06/06/2026
0

Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka forcuar dhe thelluar kërkimin shkencor në drejtim të patogjenëve me rrezik të...

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

nga 27
13:43 | 06/06/2026
0

Një 57-vjeçare, Violeta Shpani është vënë në pranga ditën e sotme në Kurbin, pasi dyshohet se vrau me thikë nënën e saj,...

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

nga 27
13:37 | 06/06/2026
0

Ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, deklaroi se ka pritshmëri shumë pozitive për zgjedhjet që do të mbahen të dielën. ‘‘Kemi...

Para
Chris Brown baba për herë të dytë

Chris Brown baba për herë të dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

15:31 | 06/06/2026
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

15:05 | 06/06/2026
Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

13:43 | 06/06/2026
Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

13:37 | 06/06/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

13:35 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –
  • Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –
  • Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –
  • Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –
  • Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –
  • Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –
  • Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com