Paraditen e sotme në Tiranë, disa dhjetëra qytetarë u bllokuan brenda autobusit të linjës Institut – Uzina e traktorëve.
Shkak është bërë vjedhja e një portofoli nga një prej pasagjerëve. Dyert janë mbyllur menjëherë dhe udhëtarët janë bllokuar brenda autobusit në pritje të policisë.
Pas rreth 40 minutash pritje, temperaturat e larta kanë shkaktuar lodhje dhe stres tek pasagjerët, disa prej të cilëve kanë dalë nga dritaret e autobusit.