• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vizitoni më shpesh të afërmit tuaj të moshuar! Studimi: Ja sa vite ja shkurton jetën vetmia

16:34 | 11/07/2021
në Uncategorized
0

Vetmia mund të ketë një efekt negativ mendor dhe fizik tek çdokush. Por ndikimi i saj tek te moshuarit është i mirë-dokumentuar. Studimet e mëparshme kanë zbuluar se vetmia jo vetëm që mund të çojë në probleme të shëndetit mendor, por mund të shkaktojë madje shfaqjen e sëmundjeve të tilla si demenca.

Tani një studim i ri zbuloi se ndjesia e vetmisë gjatë pleqërisë, mund t’ua shkurtojë jetën shumë njerëzve. Raporti nga Shkolla Mjekësore Duke-NUS në Singapor, zbulon se të rritur mbi moshën 60 vjeçare, që thonë se ndonjëherë ose gjithmonë ndihen të vetmuar vdesin deri 5 vjet më shpejt sesa të moshuarit që nuk ndihen të vetmuar.

Lexo edhe

Dua kampionatin me Monzën vitin e ardhshëm –

Vrasës demokracie! Dorëhiqu, Tirana mbushet me postera kundër Ramës –

Dea dërgon 3 banorë në nominim, njëri prej tyre lë shtëpinë sot! –

“Ne zbuluam se të moshuarit e vetmuar, mund të presin që të kenë një jetë më të shkurtër sesa bashkëmoshatarët e tyre që nuk e perceptojnë veten si të vetmuar”- thotë autori kryesor i studimit, asistent/profesor Rahul Malhotra.

“Përveçse ishte viti i lidhur me sëmundjen e koronavirusit, 2019-a ishte gjithashtu koha kur numri i të rriturve mbi 30 vjeç, përbënte për herë të parë në historinë e regjistruar gjysmën e popullsisë totale globale, duke shënuar fillimin e një bote gjithnjë e më të plakur.

Për pasojë, vetmia midis të moshuarve është bërë një çështje shqetësuese e shëndetit publik dhe shoqëror”-shton profesoresha e asociuar Anxhelik Çan, Drejtore Ekzekutive e Qendrës Duke-NUS për Kërkimin mbi Plakjen.

Autorët e studimit shtojnë se rezultatet e këtij studimi, janë tamam në kohë për shkak të porosive të qëndrimit në shtëpi dhe distancës sociale që mbajnë shumë të moshuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Studimi zbulon se njerëzit në moshën 60 vjeç që thonë se janë të vetmuar për një pjesë ose gjatë gjithë kohës, kanë një jetëgjatësi që është 3-5 vjet më e shkurtër sesa bashkëmoshatarët e tyre. Për atë që ndihet i vetmuar dhe është në moshën 70 vjeç, jetëgjatësia shkurtohet me 3-4 vjet.

Për ata në moshën 80 vjeçare, vetmia e ul jetëgjatësinë me 2-3 vjet. Studimi zbulon gjithashtu se të moshuarit që ndihen të vetmuar, përjetojnë rënie në parametra të tjerë të gjendjes shëndetësore për pjesën e mbetur të jetës.

Këtu përfshihen vitet e mbetura dhe vitet e mbetura, ata besojnë se do të jenë në gjendje të bëjnë aktivitetet e tyre të përditshme pa kufizime. Ashtu si jetëgjatësia e përgjithshme, të rriturit e moshën 60, 70 dhe 80 vjeçare, panë rënien e këtyre parametrave kur e perceptojnë veten të vetmuar të paktën në disa raste.

Por a luan kultura një rol tek vetmia?Studiuesit thonë se gjetjet janë veçanërisht të rëndësishme në vende si Singapori, të cilin ata e përshkruajnë si me një kulturë “kolektiviste” dhe një popullsi që është plakur me shpejtësi. Meqenëse ndërlidhja midis njerëzve atje është më e rëndësishme se diku tjetër, autorët e studimit thonë se të qenit i vetmuar ka një efekt më të dëmshëm se sa në vendet që janë më “individualiste”.

Për më tepër, një raport i vitit 2016 – Tranzicionet në Shëndetësi, Punësim, Angazhim Social dhe Transferime Ndërbrezore në Singapor (THE SIGNS) – zbuloi se 34 për qind të qytetarëve të vjetër të Singaporit e konsiderojnë veten të vetmuar. Kjo përqindje u rrit në 40 për qind midis atyre që ishin 80 vjeç apo më shumë.

“Gjetjet e studimit tonë nxjerrin në pah ndikimin e vetmisë në shëndetin e popullatës, dhe rëndësinë e identifikimit dhe menaxhimit të saj tek të moshuarit”-thotë Malhotra. Në vitin 2018, Britania e Madhe nisi zbatimin e një strategjie kombëtare për trajtimin e vetmisë.

Ndërkohë këtë vit Japonia krijoi Ministrinë e Vetmisë, që do të merret enkas me këtë problem.

Etiketa: studimite moshuarvetmia

Të Lidhura

Dua kampionatin me Monzën vitin e ardhshëm –

Dua kampionatin me Monzën vitin e ardhshëm –

nga 27
22:55 | 04/02/2023
0

Ish-kryeministri italian dhe dikur pronari i Milanit, Silvio Berlusconi mori Monzën në shtator 2018, duke blerë klubin ndërsa ishte në...

Vrasës demokracie! Dorëhiqu, Tirana mbushet me postera kundër Ramës –

Vrasës demokracie! Dorëhiqu, Tirana mbushet me postera kundër Ramës –

nga 27
22:45 | 04/02/2023
0

Opozita ka filluar përgatitjet për organizimin e protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më 11 shkurt. Disa ditë përpara,...

Dea dërgon 3 banorë në nominim, njëri prej tyre lë shtëpinë sot! –

Dea dërgon 3 banorë në nominim, njëri prej tyre lë shtëpinë sot! –

nga 27
22:17 | 04/02/2023
0

Dea Mishel e cila fitoi “Lojën e inteligjencës”, kishte në dorë zarfin e kuq të futur në shtëpi nga Vëllai...

Vendoset nga televotimi, ja kush ikën nga shtëpia e “BB VIP” –

Vendoset nga televotimi, ja kush ikën nga shtëpia e “BB VIP” –

nga 27
22:03 | 04/02/2023
0

Xhonatan Islami ka lënë shtëpinë e Big Brother Vip. Gjatë prime-it të sotme, drejtuesja e emisionit Arbana Osmani njoftoi se...

Para
Edhe gushti “afrikan”, temperatura nesër 40 gradë

Si të mbroheni nga nxehtësia?

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dua kampionatin me Monzën vitin e ardhshëm –

Dua kampionatin me Monzën vitin e ardhshëm –

22:55 | 04/02/2023
Vrasës demokracie! Dorëhiqu, Tirana mbushet me postera kundër Ramës –

Vrasës demokracie! Dorëhiqu, Tirana mbushet me postera kundër Ramës –

22:45 | 04/02/2023
Dea dërgon 3 banorë në nominim, njëri prej tyre lë shtëpinë sot! –

Dea dërgon 3 banorë në nominim, njëri prej tyre lë shtëpinë sot! –

22:17 | 04/02/2023
Vendoset nga televotimi, ja kush ikën nga shtëpia e “BB VIP” –

Vendoset nga televotimi, ja kush ikën nga shtëpia e “BB VIP” –

22:03 | 04/02/2023
Urinimi gjatë sfidës së javës kthehet temë debati në BBVIP –

Urinimi gjatë sfidës së javës kthehet temë debati në BBVIP –

21:55 | 04/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Dua kampionatin me Monzën vitin e ardhshëm –
  • Vrasës demokracie! Dorëhiqu, Tirana mbushet me postera kundër Ramës –
  • Dea dërgon 3 banorë në nominim, njëri prej tyre lë shtëpinë sot! –
  • Vendoset nga televotimi, ja kush ikën nga shtëpia e “BB VIP” –
  • Urinimi gjatë sfidës së javës kthehet temë debati në BBVIP –
  • 32 humbje jete nga aksidentet në punë gjatë vitit 2022

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dua kampionatin me Monzën vitin e ardhshëm –
  • Vrasës demokracie! Dorëhiqu, Tirana mbushet me postera kundër Ramës –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com