Vizita e Erdogan/Mediat greke: Rama mos të harrojë kush ia shuan zjarret çdo verë

0
111

 

Vizita e presidentit Erdogan në Shqipëri është tejet komentuar në mediat greke. Së fundmi, ‘Protothema.gr’ i ka kushtuar një artikull më të gjerë kësaj vizite që sipas tyre u kritikua shumë nga intelektualët shqiptarë. Në shkrim thuhet se vizita  e Erdogan, në pamje të parë dukej e matur dhe e argumentuar.

Sipas tyre, kryeministri Rama po “luan i vetëm” e se takimi u shoqërua me komplimente të tepërta të tij për presidentin turk, të cilat shkojnë përtej vrazhdësisë së zakonshme diplomatike dhe kanë arritur kufijtë e personifikimit. Ata shkruajnë se Rama nxitonte të justifikohej (ose të kërkonte falje) për rastësinë e vizitës së Erdogan, në përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut. Në fund ata i kujtojnë Ramës se është Greqia shteti që e ndihmon çdo verë për të shuar zjarret, mbron hapësirën ajrore shqiptare si dhe pret qindra pacientë shqiptarë në spitalet e saj.