Lulzim Basha, me anë të një postimi në Facebook, denoncoi atë që e quajti “politikë armiqësore” të qeverisë ndaj maturantëve.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se në këto 26 vite nuk ka pasur nisje më të trishtë të universitetit sesa sot.
Gjithashtu Basha shkruan se i lanë bosh gjysmën e auditorëve për shkak të politikës armiqësore me maturantët.
Gjysma e këtyre 18-vjeçarëve ëndërrimtarë e idealistë, vijon Basha, janë rrugëve, ende pa përgjigje, në pritje të tepricave që do të lërë reforma e Edi Ramës.