Viti i ri shkollor/ Vokshi: Qeveria nuk ka siguruar asnjë kusht për zhvillimin e mësimit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Viti i ri shkollor/ Vokshi: Qeveria nuk ka siguruar asnjë kusht për zhvillimin e mësimit

12:41 | 25/08/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë –

PS kërkon të marrë shumicën, mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale –

Këmbimi valutor 3 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Shkurt 2026 –

Partia Demokratike ka akuzuar sërish qeverinë duke thënë se kanë mbetur më pak se 3 javë nga nisja e vitit të ri shkollor, por qeveria nuk ka siguruar asnjë kusht për zhvillimin e mësimit të fëmijëve gjatë pandemisë së COVID 19.

Me anë të një deklarate për median ish-deputetja e PD, Albana Vokshi është është shprehur se situata bëhet më kaotike, pasi 300 objekte arsimore kanë mbetur të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntrorit dhe se qeveria nuk e mbajti premtimin për t’i ndërtuar shkollat deri në shtator.

Ndër të tjera Vokshi është shprehur se rreth 510 mijë nxënës dhe mësues janë të rrezikuar drejtpërsëdrejti nga infektimi.

Deklarata e plotë:

Kur kanë mbetur më pak se 3 javë nga nisja e vitit të ri shkollor, qeveria nuk ka siguruar asnjë kusht për zhvillimin e mësimit të fëmijëve gjatë pandemisë së COVID 19.

Situata bëhet edhe më kritike me shembjen dhe nxjerrjen jashtë kontrollit të mbi 300 objekteve arsimore për shkak të tërmetit të nëntorit të kaluar. Qeveria nuk e mbajti premtimin për t’i ndërtuar shkollat deri në shtator dhe tani me rrezikun e COVID 19 gjendja është alarmante.

Rreth 510 mijë nxënës dhe mësues janë të rrezikuar drejtpërsëdrejti nga infektimi për shkak të papërgjegjshmërisë së kryeministrit në ikje dhe ministreve të tij të paafta të arsimit dhe të shëndetësisë.

Cili është plani i qeverië për të sistemuar mbi 23 mijë nxënësit dhe mësuesit, që nuk kanë më një shkollë për shkak të tërmetit? Si do të bëhet shpërndarja e tyre në klasa për të garantuar distanzimin, kur dihet se klasat janë të mbipopulluara edhe pa shembjen dhe dëmtimin e këtyre 300 objekteve arsimore.

Qeveria vazhdon të heshtë për këtë problem madhor, ku pasojat e tërmetit dhe të pandemisë rrezikojnë me mijëra nxënës dhe mësues, si nga ana shëndetësore, edhe nga pikëpamja e cilësisë së mësimdhënies.

Nga 11 bashkitë e prekura nga tërmeti, gjendja është shumë kritike në Tiranë dhe në Durrës, ku ndodhen më shumë se gjysma e shkollave të shembura dhe të mbyllura. Janë mbi 23 mijë nxënës dhe mësues që duhet të zhvendosen për shkak se qeveria nuk ndërtoi në kohë as edhe një shkollë të vetme.

Protokolli i sigurisë, i publikuar nga Ministria e Arsimit është me rregulla të përgjithshme dhe i pazbatrueshëm në pjesën më të madhe të shkollave. Në udhëzim nuk parashikohet fare se çfarë ndodh me klasën, me shkollën, nëse nxënësit apo mësuesit infektohen.

Prindërit, nxënësit dhe mësuesit janë të paqartë për orët e mësimit, për turnet në shkolla, si do të zbatohet distanca 1.5 metra e fëmijëve, çfarë do të bëhet për të garantuar kushtet higjeno-sanitare, në mënyrë që rinisja e mësimit të mos shndërrohet në një katastrofë shëndetësore.

Qeveria e Shqipërisë është e vetmja në Europë që nuk ka dhënë asnjë qindarkë shtesë për përballimin e pandemisë me rihapjen e shkollave. Fëmijët dhe nxënësit po çohen drejt një rreziku të paralajmëruar pa u siguruar të paktën distancimin social.

Improvizimi i qeverisë së paaftë dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës mund të rezultojë në përhapje edhe më masive të virusit përmes shkollave, nëse qeveria nuk ndryshon qendrim dhe nëse nuk merr masa serioze.

Qeveria e ka për detyrë të ndërhyjë në mënyrë urgjente, jo vetëm për të siguruar shëndetin e fëmijëve dhe mësuesve, por për të garantuar mësimdhënie cilësore.

Dëmi i shkaktuar sot nga papërgjegjshmëria dhe paaftësia e qeverisë për të menaxhuar pandeminë në shkolla do të ndjehet për dekada me radhë. Fëmijët, të rinjtë, shoqëria jonë nuk meritojnë që vendi të rrisë një brez COVID për shkak të një qeverie të dështuar.

Etiketa: Albana VokshiCOVID-19mesimiPartia Demokratikeshkolla

Të Lidhura

Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë –

Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë –

nga 27
08:17 | 03/02/2026
0

Në vitin 2025 rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi që...

PS kërkon të marrë shumicën, mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale –

PS kërkon të marrë shumicën, mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale –

nga 27
08:11 | 03/02/2026
0

Mbahet sot seanca e radhës parlamentare, ku në Rendin e Ditës janë parashikuar 14 pika. Një nga pikat që pritet...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 3 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
07:59 | 03/02/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Shkurt 2026 –

nga 27
07:33 | 03/02/2026
0

DASHI Jeni në një fazë zgjimi emocional. Pas javësh që ndienit nevojën për të nxituar, për të provuar veten dhe...

Para
Gjendet i pajetë 34-vjeçari në Vlorë, dyshimet e para të policisë

Gjendet i pajetë me dy plumba shqiptari në Greqi, u ekzekutua nga pronari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë –

Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë –

08:17 | 03/02/2026
PS kërkon të marrë shumicën, mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale –

PS kërkon të marrë shumicën, mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale –

08:11 | 03/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 3 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

07:59 | 03/02/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Shkurt 2026 –

07:33 | 03/02/2026
Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 3 Shkurt 2026

07:29 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë –
  • PS kërkon të marrë shumicën, mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale –
  • Këmbimi valutor 3 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 3 Shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 3 Shkurt 2026
  • Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë –
  • PS kërkon të marrë shumicën, mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com