Është arrestuar sot në Rimini të Italisë shtetasi Etien Cani i akuzuar për vrasjen e Gentian Beqirit të ndodhur në vitin 2012 në Elbasan.
Ky shtetas dyshohet se vrau personin në arrest shtëpie Gentjan Beqiri në katin e tretë të një pallati në Elbasan, ndërsa ky i fundit ruhej nga policë.
Në këtë ngjarje humbi jetën edhe babai e personit të ekzetuar i cili pësoi atak kardiak pasi nuk e përballoi dot tronditjen teksa pa djalin të ekzekutuar. Arrestimi u krye në vijim të operacionit policor “Krasta”.
Kujtojmë se në kuadër të këtij operacioni, më 14 qershor u arrestuan dhe u ndaluan 10 persona, si dhe u shpallen në kërkim 5 shtetas të tjerë, ndër ta edhe shtetasi i kapur sot në Itali.